Kryetar: Bajram Nebiu (Viti)
Nëkryetar: Valton Ceko (Prizren)
Anëtar: Asllan Maliqi (Mitrovicë)
Anëtar: Blerim Maliqi (Gjilan)
Anëtar: Fahri Abazi (Prishtinë)
Anëtar: Besim Hyseni (Vushtrri)
Anëtar: Arsim Emini (Shtime)
FEDERATA E PËLLUMBAVE RROTULLUES / DYNEK
Vërejtje: kjo rregullore është e marruar nga FPKMP dhe është përpiluar, ndryshuar dhe miratuar me pëlqimin e plotë të shoqatave anëtare në FPRR/D
RREGULLORJA DISIPLINORE
PRISHTINË, TETOR 2002 – FERIZAJ, Mars 2023
Në bazë të nenit 4/3 Të Statutit të Federatës për kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave në mbledhjen e mbajtur në Tetor 2002 nxjerrë këtë rregullore:
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Rregullorja disiplinore ka për qëllim ruajtjen dhe mbrotjen e rregullorës së garave në rast të mos zbatimin e saj nga antarët, shoqatat dhe individët.
QËLLIMI I NDËSHKIMIT
Neni 2
Qëllimi i ndëshkimit disiplinor është që të ndikoj në përmirësimin dhe edukimin dhe sjelljen të shoqatave dhe antarëve të FPRRD.
Neni 3
Ai që bënë kundërvajtje ndaj rregullores disiplinore dhe akteve tjera normative të FPRRD me qëllim apo pa qëllim do ndëshkohet sipas dispozitave të kësaj rregullore.
Neni 4
Mosnjohja e Statutit, rregullores dhe dispozitave tjera të FPRRD, askënd nuk e përjashton nga përgjegjësia.
Neni 5
Dispozitat e kësaj rregullore do të zbatohen:
Ndaj antarve garues
Ndaj Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Federatës dhe
Ndaj antarve të komisioneve tjera të Federatës.
Neni 6
Ndëshkimet për kultivuesit:
Dënimi me të holla (50 – 200 euro)
Ndalesë për garim në kohë të caktuar (1 muaj deri në 2 muaj suspendim nga garat, dhe deri në 10 vite përjashtim nga Federata)
Neni 7
Kushdo që në vend publik gjatë ditës së garave (garuesi ose ndonjëri nga publiku), nxitë ose merr pjesë në përleshje dënohet për kundërvajtje, përveq atëher kur paraqet vepër penale.
Neni 8
Dënimet me të holla për kundervajtjet dhe veprat penale ku jan te perfshir antaret, udheheqesit e shoqatave, komisionerët, kryetari i ditarit, nuk mund të jetë më i ulët se 50 Euro dhe më i lartë se 200 Euro.
Neni 9
Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar në të holla deri ne 100 euro është 15 ditë nga dita e plotëfuqishmërisë së vendimit, ndersa mbi 100 euro eshte 30 ditë.
Nuk kan të drejtë ankese të gjithë ata antarë të Federatës të cilet nuk kan qenë prezent në ditën e caktuar të garave.
Çdo ankesë bëhet brenda afatit kohor 24 orësh nga momemnt kritik i incidentit, ndërsa komisioni disiplinor nga momenti i pranimit te ankesës obligohet që brenda afatit 10 ditor të mirret vendimi për shqiptimin e masës.
NDALESA PËR GARA
Neni 10
Ndëshkimi me ndalesë pjesëmarrje në gara mund të jetë kohor ose me numër të caktuar të garave.
Por nuk mund të jetë më i vogël se një muaj ose më i gjatë se 10 vite.
Antari i cili është i ndëshkuar nuk mund të garoj në gara para se ti skadoj dënimi, mund të jetë prezentë në garë të organizuar nga Federata por që të mos mbajë asnjë postë e as vlerësues i garës.
Neni 11
Në rastin e shqiptimit të dënimit të kryesit të kundërvajtjes disiplinore duhet të mirren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat ekzistojnë në rastin konkret, posaqërisht pesha e kundërvajtjes dhe veprës penale, pasojat e saja, shkalla, përgjegjësia e kryesit, motivi i kryerjes, sjelljet e mëparëshme, vetit morale dhe sjelljet e kryesit pas kryerjes së kundërvajtjes disiplinore.
Neni 12
Nëse anëtari kryen 3 kundërvatje brenda 1 sezoni garues , atëher do të vërtetohet: së pari lartësia e dënimit unik i cili mund të jetë më i lartë se dyfishi i dënimit më të rëndë të vërtetuar për kundërvajtje, ose largimi nga Federata për atë vitë.
RASTET E RËNDA
Neni 13
Rastet e rënda disiplinore, për të cilat komisioni disiplinor mund ti shqiptojnë kryesit dënimin më të rëndë, përjashtim nga Federata deri në 10 vjet, dënimi gjithmonë bazohet duke u arsyetuar në pasojat e rënda që ka shkaktuar antari gjatë kryerjes së rastit te rëndë.
MARRJA NË PYETJE
Neni 14
Ne rast të shkeljeve disiplinore, komisioni displinor për zbardhjen e rastit, mundë ta pranoj deklaratën nga kryesi në forme elektronike (viber, whatsapp etj) në afat 72 orësh. Komisioni disiplinor me pranimin e kësaj deklarate në formën e tillë llogaritet që është marrurr në pyetje.
Brenda afatit 72 orësh në qoft se kryesi nuk i përgjigjet komisionit disiplinor, atëher komisioni shqipton dënimin pa deklarimin dhe arsyetimin e kryesit të veprës. Kjo nuk vlenë në raste të jashtzakonshme (rast vdekje, sëmundje të rëndë, pandemi etj).
FSHIRJA E DËNIMIT
Neni 15
Regjistrimin dhe evidentimin e dënimeve e udhëheq komisioni disiplinor.
Neni 16
Garuesi i cili pa arsye nuk paraqitet dhe nuk fluturon pëllumbin ose pëllumbat në gara do të dënohet me të holla të parapara në rregullorën e garave.
PARAQITJA E PARREGULLTA E GARAVE
MOSPËRMBUSHJA E VENDIMEVE DHE URDHËRESAVE
Neni 17
Shoqata e cila nuk i përmbush vendimet dhe urdhëresat e udhëheqësisë së FPRRD do të dënohet:
dënim me të holla, ndërsa punëtori përgjegjës i FPRRD, me ndalesë të kryerjes së funksionit prej gjashtë muajve deri në një vitë.
Neni 18
Shoqatat- antarët apo udhëheqësit të cilët me sjelljet e tyre jashtë vendit, në gara ose ekspozita. i shkaktojnë dëme autoritetit të vendit tonë, dënohen:
me ndalesë paraqitje jashtë vendit në kohëzgjatje deri në një vitë.
Ndërsa garuesi/ekspozuesi, udhëheqësi me ndalesë gare, respektivisht ndalesë të kryerjes së detyrës në kohëzgjatje deri në një vit.
Neni 19
Shoqata/antari që merr pjesë në mbledhje, gara apo ekspozita i cili shkon jashtë vendit pa leje dhe paraqitet në emër të FPRRD do të dënohet në kuptim të dispozitave të kësaj rregullore.
Neni 20
Kryetari i ditarit apo zëvendesi i tij i cili në kohën e caktuar pa arsye nuk vjen që ta zhvilloj apo ta formoj komisionin per zhvillimin e garës pa arsye nuk vjen në vendin ku zhvillohet gara dhe pa arsye nuk e kryen punën e paraparë, dënohet:
Me denimin maksimal prej 200 eurove ne rast përseritjeje mundet të përjashtohet nga pozita aktuale
Neni 21
Kryetari i komisionit të ditarit i cili pa arsye ndërpren garën, ndikon në ndërprerjen apo nuk ndërpren garën të cilën është dashur ta ndërpriste, dënohet:
Me 200 euro.
Neni 22
Kushdo që në vend publik, çoft garuesi apo ndonjëri nga antarët në publik përdorë fjalë ofenduese, me qëllim që të provokoj prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e garës, dënohet për kundëvajtje.
Neni 23
Antari i komisionit vlerësues, i cili sillet në mënyrë josportive gjatë kryerjes së referimit dënohet me gjobë në vlerë prej 50 euro. Kryetari i ditarit ka të drejtë që në ditën e caktuar të garës të caktoj nje vëzhgues vullnetar ad hoc që të vëzhgoj mbarvajtjen e garës dhe çdo ankesë e tij mirret përbazë nga komisioni disiplinor.
Neni 24
Kryetari i ditarit, vëzhguesi dhe komisioni vleresues i cili paraqet raportin jo të saktë mbi garën, dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 3-6 muaj dhe në raste të rënda deri në një vit.
Neni 25
Kryetari i ditarit, vëzhguesi dhe antarët e komisionit vlerësues nuk kan të drejtë të japin deklaratë për mjetet të informimit publik / media pa pëlqimin dhe miratimit të kryesisë së Federatës, në rast të kundërt do ti nështrohet masave disiplinore
Çdo antarë i Federatës e ka te ndaluar përdorimin e shprehjeve fyese nënçmuese, paragjykuese që nxisin përqarje dhe urrejtje në mes të antarve të Federatës si ne vende publike – darka ndeja si dhe gjatë emisioneve të ndryshme në rrjetet sociale / facebook. Sepse në të kundertën në çdo situatë mundë të paraqiten nga antarët e ndryshëm në komision disiplinor.
Neni 26
Largimi i kryetarit te ditarit, komisionerit vlerësues apo vëzhguesit nga Federata pason nëse:
nuk i pranon dispozitat e statutit dhe akteve të tjera normative të FPRRD dhe organeve tjera të FPRRD.
Gjatë kryerjes së detyrës merr dhurata të caktuara apo shuma të parave që nuk parashihen me dispozita ligjore.
nëse kryen vepër penale
nëse për arsye interesi kontrollon, referon apo vëzhgon në mënyr të një anëshme apo nxitë tjetrin për një gjë të ngjashme.
nëse paraqitet i dehur apo është nën ndikimin e substancave narkotike, analoge dhe pskiotropike.
PROCEDURA, ORGANET DISIPLINORE DHE PËRBËRJA E ORGANIT DISIPLINOR
Neni 27
Organet disiplinore përbëhen prej 3 deri në 5 antarë , plus + 2 rezervë, nëse me dispozita të veqanta nuk është e rregulluar ndryshe.
HAPJA E PROCEDURËS
Neni 28
Procedura disiplinore mund të inicohet:
me raportin e vëzhguesit,
fletëparaqitja e shoqatës,
fletëparaqitja e komisionerit vlerësues,
fletëparaqitja e udhëheqësit të garës / kryetarit apo Z/V të garës,
fletëparaqitja e anëtarit të komisionit disiplinor dhe
sipas detyrës zyrtare (apo në bazë të inqizimit në rrjete sociale).
Neni 29
Në procedurën disiplinore marrja në pyetje e kryesve të kundërvajtesve, dëshmitarëve dhe mbledhja e fakteve tjera provuese, kryhet nga ana e anëtarve të caktuar të komisionit disiplinor.
Kryesi i kundërvajtjes ka të drejtë të kërkoj që të ftohet në shpenzime personale në seancën e komisionit disiplinor për sqarime në detaje, respektivisht për tu dëgjuar, marrë në pyetje.
Neni 30
Nëse shoqata/anëtari, nuk paguan dënimin në afatin e caktuar nga komisioni disiplinor 15 ditë (50- 100) suspendohet për një vitë nga dita e shqiptimit të dënimit
VENDIMET E ORGANVE DISIPLINORE
Neni 31
Shqiptimi i çdo vendimi mbi dënim duhet të shpallet përmes informatës zyrtare, duke shënuar saktësishtë se prej kur fillon të rrjedhë dënimi.
Në vendimin e organit disiplinor duhet të shkruhet përshkrimi i kundërvajtjes, lloji i kundërvajtjes, dënimi, arsyetimi dhe udhëzimi mbi mjetet juridike.
Neni 32
Komisioni kompetent disiplinor është i obliguar që për çdo shqiptim të dënimit të njoftoi me shkrim në faqën zyrtare në website ose Facebook, (letër apo e-mail), shoqatën, garuesin apo kultivuesin e dënuar dhe atë më së largu në afat prej 48 orëve nga dita e shqiptimit të dënimit.
PËRSËRITJA E PROCEDURES
Neni 33
Deri te përsëritja e procedurës mund të vjen:
nëse vërtetohet se vendimi i plotëfuqishëm është bazuar në dokumentet/ fakte të rrejshme,
nëse ekzistojnë fakte dhe prova të reja të cilat do të ishin të rëndësishme në marrjen e vendimit.
Propozimi për përsëritjen e procedures nuk e ndalon vendimin mbi ekzekutimin e dënimit.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 34
Këto dënime të plotëfuqishme i shqipton autoriteti më i lartë i rregullores, vetëm kryetari i komisionit disiplinor apo Z/V i tij së bashku me antarët tjerë të komisionit.
Neni 35
Grupi punues është i autorizuar nga FPRRD-së që të jepë udhëzime për ndryshimin e mundshme në favor të antarve të Federatës si dhe kësaj rregullore disiplinore.
Rregullorja hynë në fuqi në ditën e aprovimit nga ana e Bordit të FPRRD-së përkatësisht
nga data:____Mars 2023.
Kryetari i FPRRD-së
_______________
Salih Nishori
FEDERATA E PËLLUMBAVE RROTULLUES / DYNEK
TUMBLER PIGEON’S FEDERATION
Tel +383 (0) 44 28 02 43 website https://fprrk.org/komisioni-diciplinor/
Komisioni Diciplinor
PROCESVERBAL 05.12.2021
Në mbledhjen e mbajtur virtualish ku prezent ishin:
Kryetar: Kadri Kadriu (Ferizaj)
Anëtar: Bajram Nebiu (Viti)
Anëtar: Fahri Abazi (Fushë Kosovë)
Anëtar: Arian Thaçi (Gjilan)
Anëtar: Asllan Maliqi ( Mitrovicë)
Në ankesën e paraqitur nga z. Emin Fejzullahu nga Gjilani lidhur me “incidentin” pëllumbin i cili është kontestuar për tu regjistruar në ditar te garuesi z. Arben Uka në Gjilan me datën 01.12.2021
Në bazë të ligjeve dhe rregullorës diciplinore Komisioni Diciplinor merr:
VENDIM
Ankesa e z. Emin Fejzullahu i cili aktualisht është Kryetar i Federatës dhe gjithashtu Kryetar i shoqatës së njëjt me Arben Ukën. Në ankesë citohet se pëllumbi nuk është vlerësuar drejt dhe ka pasur ankesa edhe nga publiku lidhur me vlerësimet duke e marrurr parasyesh ndryshimin e rregullorës.
2 nga 5 vlerësuesit që janë Lulzim Pllana dhe Sadat Simnica janë deklaruar se kanë vlerësuar(140 & 130m) me rregulla të vjetra, pra kishin vlerësuar pa e ditur se rregullat e caktuara në këtë vitë kan ndryshuar sa I përket mënyrës së dynishit ( te 2 të lartcekurit dënohen me 3 muaj mos delegim në vlerësim).
Pasi kumtohet rezultati, kryetari I Federatës z. Emini dhe antari i komisionit diciplinor z. Fahri Abazi reagojn dhe garuesi e rinisë garën prej fillimit (por pa rezultat edhe gjatë lëshuarjes së 2 dhe të 3-të). Pëllumbi nga 5 vlerësimet që janë: 140 m, 130m, 110m, 100m dhe 70m regjistrohet në ditar me 120 metra rezultat, ku vlersuesi I 70 metrave, diskualifikohet.
VENDIM I KRYETARIT TË FEDERATËS DHE SHOQATËS “SAQINA” – GJILAN
Me vendimin e Kyetarit z. Emin Fejzullahu ky vendim i Komisionit Diciplinor anulohet
dmth pëllumbi nuk regjistrohet në Ditar.
Ky vendim pritet të shqyrtohet nga bordi I Federatës në mbledhjen e radhës.
FEDERATA E PËLLUMBAVE RROTULLUES / DYNEK
TUMBLER PIGEON’S FEDERATION
Tel +383 (0) 44 28 02 43 website https://fprrk.org/komisioni-diciplinor/
Komisioni Diciplinor
PROCESVERBAL 23.09.2021
Në mbledhjen e mbajtur virtualish për shkak të situates pandemike, prezent ishin:
Nën Kryetar: Bajram Nebiu (Viti)
Anëtar: Fahri Abazi (Fushë Kosovë)
Anëtar: Arian Thaçi (Gjilan)
Anëtar: Asllan Maliqi ( Mitrovicë)
Në ankesën e paraqitur nga z. Arsim Emini nga Davidofci / Shtime lidhur me “incidentin” pëllumbin i cili është regjistruar në ditar te garuesi z. Rexhep Sherifi me datën 22.09.2021.
Në bazë të ligjeve dhe rregullorës diciplinore Komisioni Diciplinor merr:
VENDIM
Ankesa e z. Arsim Emini nuk është marrur parasysh nga komisioni diciplinor prezent dhe merr si bazë edhe vërtetimin e anëtarëve të komisionit të garave që atë ditë ishin prezent në krye me z. Bashkim Mehmeti si kryetar I komisionit garues, të cilët u kontaktuan me telefon në prezenc të anëtarëve të lartpërmendur, të cilët kategorisht e hudhën poshtë si të pa bazë dhe të pajustifikuar ankesën.
Sa i përket pëllumbit i cili është rexhistruar në ditar kinse gjatë zhvillimit të garës ku Bashkim Mehmeti si kryetar I komisionit garues e kumton lartësin e pëllumbit 160 metra, pëllumbi fillon të sjellet nga vetja, nga 5 vlerësimet janë: 160 m, 150m, 150m, 130m dhe 110m ku përfundimi është 140 metra rezultat. Ankuesi është ankuar për referin I cili e ka vlerësuar 160 metra, sepse pëllumbi është “qelur” 20 metra para se me ra në tokë.