Ligjet

SHOQATAT PËR KULTIVIMIN E PËLLUMBAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

                                                   RREGULLORE E GARAVE

PËR GARAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PËLLUMBAT RROTULLUES (DÜNEK)

www.fprrk.org/ligjet

Prishtinë, Maj 2002                                                        Fushë Kosovë, Shkurt 2024 (e plotësuar)

Kjo racë e pëllumbit rrotullues (dynek) i Republikës së Kosovës ekziston dhe njohur në gjithë territorin e Kosovës dhe më gjërë, në eksopzita është paraqitur në vitin 1981si pëllumbi rrotullues dünek Prishtinas.

Dispozitat e përgjithshme

Neni 1.

Dispozitave të kësaj rregullore i nënshtrohen të gjithë kultivuesit e pëllumbave rrotullues të anëtarsuar në FPRRK.

Neni 2.

Të gjitha garat e Shoqatave për kultivimin e pëllumbave të qyteteve të Kosovës kanë për qëllim:
2.1   Të prezentojnë rrotulluesin dynek të Republikes se Kosovës
2.2   Të paraqesin kualitetin e tij përmes fluturimit dhe rrotullimit
2.3  Të nxisin kultivuesit për kultivimin  e kësaj race me kualitet sa më të lartë rrotullues

Garat në kuadër të FPRRK-së

Neni 3.

3.1 Të gjitha garat në kuadër të FPRRK-së i organizon dhe i zbaton Komisioni qendror, të cilin e zgjedhin të gjitha shoqatat e Kosovës.

3.2 Komisioni nga paragrafi 1 i këtij neni shpall fituesin e garave.

 Neni 4.

4.1 Ditën e garave e cakton bordi i Federatës, në bazë të marrëveshjes me të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, në bazë të planit të garave të miratuar nga të gjitha shoqatat.

4.2  Afati kohor i garave caktohet dhe fillon prej 21.III. – 22.XII. vitit vijues të garave.
Ditët zyrtare të garave janë: e Mërkurë, e Shtunë dhe e Dielë

Neni 5.

5.1  Në gara mund të marrë pjesë secili anëtar i rregullt nga secila shoqatë e qyteteve të Kosovës dhe Diasporës i cili i plotëson këto kushte:

  • Të ketë paguar antarsinë
  • Të ketë paraqitur fletëparaqitjen me shkrim për pjesmarrjen në gara.

5.2   Të posedoj unazat e FPRRK-së në të cilat duhet të jenë të shënuara: FK ose RKS (Federata), QY (qyteti), 0001 (numri rendor) dhe viti.

5.3 Pëllumbi i garimit gjatë garës duhet të ketë të vendosur në këmbë unazë zyrtare të garimit, ndërsa në këmbën tjetër mundet të mbajë unazë tjetër dekorative p.sh (shoqatës, me nr telefonit ,emër te garuesit ose unazat e EE), pra kjo nënkupton që pëllumbi gjatë garimit nuk i lejohet ti posedon 2 unaza të garimit.

5.4 Pëllumbat qe duhet të garojn me unaza të shteteve të tjera duhet të certifikohen me unaza të FPRRK-së.

5.5 Pëllumbat me të drejtë pjesmarrje në gara janë ata pëllumba të cilët janë të vitit përkatës, të vitit të kaluar apo dy viteve më të vjetra se viti përkatës.

5.6 Të gjitha unazat e Federatës duhet të jenë të aluminit apo të metalta e kursesi të plastikës. Nuk lejohen unazat më të mëdha se NR#7, që janë të sipas standardeve të njohura ndërkombtarisht për pëllumbat rrotullues / dynek.

Neni 6.
6.1 
Lajmerimin për pjesëmarrjen në gara kryhet  në formë elektronike, përmes telefonit /sms drejtuar kryetarit të shoqates ku është i anëtarsuar ose kryetarit te ditarit.

6.2 Lajmerimi duhet të përmbajë:

  • Emrin dhe mbiemrin e kultivuesit dhe adresën e saktë

6.3 Secili kultivues mund ta fluturoj pëllumbin edhe në një vend tjetër me dëshirën e tij me kusht që ta ketë unazën zyrtare të tij dhe vendi i fluturimit të mos të jetë ma larg se 20km nga vendi i tij, në vendin ku mbahet gara, pronari i kotecit duhet patjetër që të jetë anëtar i ndonjë shoqate të pëllumbave rrotullues e cila është anëtare e FPRRK-së.

6.4 Largësia e 20km për anëtarët nga diaspora që garojnë në Kosovë nuk vlenë dhe njësoj munden të garojn vetëm në 2 vende që i zgjedhin ata.

Neni 7.

 7.1 Komisioni i garave është i obliguar të mbajë dhe të udhëheqë ditarin e garave të pëllumbave të paraqitur për gara.
Në ditarin e garave shënohen të dhënat e garave si vijon:

  • Emri dhe mbiemri i kultivuesit
  • Data e mbajtjes së garave
  • Emri dhe mbiemri i anëtarve të komisionit te garave
  • Rezultatet e arritura

7.2 Komisioni i garave përbehet nga anëtaret e komisioneve të deleguar nga të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, nga pesë (5) anëtar ose tre (3) anëtar. Ky është komisioni i përbashkët me punën e secilës udhëheqë kryetari i komisionit (ditarit) me mandat një vjeqar.

7.3 Secila shoqatë apo si qytet ka të drejtë ta paraqesë kandidatin e vetë për kryetarë të komisionit garues. Zgjedhja bëhet me sistemin e votimit të hapur ku kanditati i cili posedon më shumë vota do të udhëheq Ditarin.

7.4 Shoqata “personi” që udhëheq me Ditarin e KS në rast të dështimit, mosudhëheqjes së rregullt ose ndonjë arsye tjetër (sëmundje apo vdekje) Federata detyrohet të ndërhyj dhe t’ia marr Ditarin dhe mjetet për vitin përkatës (për muajt e mbetur). Shoqata “personi” obligohet t’i kthej mjetet në Federatë, përndryshe paditet penalisht për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe besimit”.

7.5 Antarin e komisionit mund ta delegoj shoqata e vetë ose e emëron kryetari i komisionit në vendin e organizimit të garave, nga një nga secila shoqatë. Komisioni caktohet me 21.III.të vitit vijues dhe zgjedhë kryetarin apo zevendesuesin e tij te komisionit, kryetari mund të zgjedhë (2) dy ose ma tepër anëtar te komisionit nga shoqatat tjera, ndërsa garat për këto shkaqe nuk mund të shtyhen.

7.6 Në mungesë të kryetarit te ditarit, kryetari ka të drejtë ta emëroj një zëvendësues per mbarëvajten e garave

7.7 Kryetari i ditarit nuk ka të drejtë ta autorizoj ndonjë zëvendësues ma shumë se pesë (5) here gjatë mandatit të tij. Gjatë muajit Korrik dhe Gusht do të aktivizohet edhe komisioni i dytë me referë, ne qofte se atë ditë zhvillohen më shumë se dy (2) gara, Komisioni i 2 do të inkuadrohet vetëm për garat të cilat zhvillohen për +50 metra plus. Këtë komision do ta udhëheqë Kryetari i ditarit, kryetari i komisionit diciplinor (zëvendësi i tij) apo në raste edhe kryetari i Federatës.

7.8 Kryetari është i obliguar të qëndroj afër kotecit së garuesit dhe fletëvlerësimet e referëve vendosën në kuti qe kryetari duhet ta mbaje ne çdo gare me veti, rezultatet mblidhen dhe përpjestohen në prani të garuesit nga kryetari dhe referët, dhe ja kumtojn rezultatin garuesit dhe të pranishmëve aty.

7.9 Referët duhet të qëndrojn afërsisht 20m larg njëri tjetrit (varet nga vendi a i plotëson ato kushte) dhe janë të obliguar që gjatë kohës së vlerësimit ti mbajn shiritat identifikues në krahë dhe të mos kenë kontakte me publikun gjatë fluturimit dhe vlerësimit të pëllumbit.

Të drejtat dhe detyrat e Anëtarve – Komisionit të garave dhe kultivuesit që marrin pjesë në gara

Neni 8.

8.1 Në komisionin e garave zgjidhen kultivues me përvojë të pëllumbave: rrotullues (dynek) të cilët janë anëtar të rregullt të shoqatave të Kosovës.

8.2 Nuk është i lejuar përjashtimi i anëtarve të komisionit të garave (shoqatave ju lejohet ndërrimi i tyre me ndonjë refer tjetër), secila shoqatë duhet të paraqes 5 referë. Në raste të pësëritura vlenë neni 24 i rregullorës diciplinore.

8.3  Shoqata e cila pesë (5) herë radhazi nuk e delegon referin e vet do të pezullohen për një (1) muaj nga garat anëtarët e asaj shoqate. Në qoftë se në garën e pestë (5) me radhë merr pjesë, atëher mosardhjet e mëhershme i anulohen, dmth numërimi fillon prej fillimit.

8.4 Garat nuk zhvillohen në qoftë se ato janë gjatë festave (2 ditët e para të Bajramit), dita e zgjedhjeve apo ndonjë katastrofë e mundshme natyrore (ditë zie kombëtare KS).

8.5 Komisioni i përbashkët i garave është i pavarur në punën e tij dhe vendimet e tij janë përfundimtare                                                         

                                                          Neni 9.

 Komisioni disiplinor vendos lidhur me të gjitha rastet kontestuese pas pranimit te ankesës.

Neni 10.

Komisioni i garave nuk guxon të largohet nga vendi i garave për kohë deri sa garat nuk kryhen. Në qoft se ndonjëri nga anëtarët e komisionit largohet pa ndonjë arsye, atëher nga shoqata përkatëse kërkohet zëvendësimi i tij automatikisht me ndonjë tjetër.

Neni 11.

11.1 Kultivuesi ose personi i cili merr pjesë në gara është i obliguar ti mundësoj komisionit zbatimin – zhvillimin e papenguar të garave.

11.2 Nëse kultivuesi në qfarë do mënyre pengon punën e komisionit, komisioni ka te drejtë të lëshojë vendin e garave.

11.3 Kultivuesit te i cili komisioni detyrohet ta lëshoj vendin e garave konsiderohet i DISKUALIFIKUAR për ditën garuese, deri në marrjen e vendimit nga komisioni disiplinor.
11.4 Çdo anëtar aktiv i ndonjë shoqate të pëllumbave në nivel të Republikës së Kosovës i cili direkt apo indirekt është i përfshirë në veprën penale vjedhje e pëllumbave, asgjësim apo dëmtimit të tyre. Fshehjen e pëllumbave të vjedhur, ndihmën në kryerjen e veprave të lartëshënuara në mënyrë decidive dhe pa ndonjë ankesë përjashtohet në periudhën kohore 10 vjeqare.
11.5  Çdo anëtar aktiv i të gjitha shoqatave të pëllumbave rrotullues / dynek është i obliguar që në çdo kohë ti nënshtrohet kërkesës nga komisioni disiplinor për verifikim të pëllumbave qe i ka në pronësi, kjo bëhet me arsyetimin nën dyshimin kur anëtari dyshohet ka pëllumba të zënë, të vjedhur, me unaza të prera apo pëllumba të keqpërdorur.
11.6  Çdo anëtar i kësaj Federate i cili bën levizje (antarsim) nga kjo Federatë në Federatën tjetër i pamundësohet riantarsimi në Federatën aktuale FPPRK.
11.7  Çdo antarë i Federatës e ka të ndaluar përdorimin e shprehjeve fyese nënçmuese, paragjykuese që nxisin përqarje dhe urrejtje në mes të antarve të Federatës si ne vende publike – darka ndeja si dhe gjatë emisioneve të ndryshme në rrjetet sociale / facebook.
Sepse në të kundertën në çdo situatë mundë të paraqiten nga antarët e ndryshëm të komisioni disiplinor.

Neni 12.
12.1
 Kultivuesi i cili merr pjesë në gara ka të drejtë të kerkoj nga komisioni shtyerjen e garave ne rast se:
12.2 Organizimin e garave nuk e lejojnë kushtet atmosferike: shiu, era e forte, bora.Toka duhet të jetë e pa mbuluar me borë në perimetrin e vlerësimit 170 metra me përjashtim në qoft se ka ndonjë vend me grumbull të vogël bore.
12.3  Në qoft se gara ka filluar dhe papritmas fillon era e fort apo shiu që e pengon pëllumbin në fluturim atëher ndërpritet gara dhe përsëritet ndonjë ditë tjetër apo duhet që të pritet deri në kohën e caktuar që i takon garuesit.
12.4   Kur zhvillimin e garave e pengojnë kultivuesit të tjerë, nëse në afërsi lëshojnë pëllumbat e tyre
12.5   Në raste të sulmit të shpezve grabitqar, nëse pëllumbi fluturon ose e merr grabitqari, konsiderohet se ai pëllumb nuk ka marr pjesë në gara. Kultivuesi ka të drejtë të vazhdojë pjesëmarrjen në gara me pëllumb tjetër të cilin nuk e ka paraqitur. Në rastin e sulmit të grabitqarve gjatë garës garuesi ka të drejtë të kërkoj shtyerjen e garës “për shkak të frikës së pëllumbave për të fluturuar prap”, kjo vlenë vetëm nëse garuesi garon vetëm me një pëllumb.
12.6 Komisioni vleresues vendosë lidhur me kërkesen për shtyerjen e garave.
12.7 Secili garues është i obliguar të lajmëroj 2 orë para fillimit të garës kryetarin e komisionit ne qoft se ka erë ose për ndonjë arsye tjetër klimatike apo ndonjë rasti specifik (rast vdekje), në të kundërtën garon apo paguan dënimin e caktuar.

Neni 13.
Komisioni i garave udhëheqë kartelen e notimit dhe evidenton rezultatet në ditarin e Kosovës.

Neni 14.

14.1 Secili anëtarë i komisionit mbanë listën e vlerësimit dhe e vlereson në bazë të performances dhe gjatësisë së rrotullimit të pëllumbit.

14.2  Lista e vlerësimit duhet të jetë e vërtetuar me vulën e Federatës.
Neni 15.

15.1 Kultivuesi mundë të merrë pjesë në gara dhe sipas suksesit ti zëjë një,dy apo të gjitha vendet: I, II, III.

15.2 Me një pëllumb garuesi gjatë një viti mund të marrë pjesë në gara (3) tre herë me kohë zgjatje (1) një vitë apo (1) një javë në bazë të vullnetit të vetë ta fluturoj pëllumbin.

Kriteret e garave

Neni 16.

16.1 Kryetari i komisionit garues është i obliguar që lartësin e pëllumbit ta matë me durbi në perimetrin e vlerësimit.

16.2 Përgjegjësi i dytë (2) i durbive ka të drejtë ta kumton lartësin vetëm atëher kur ja lejon kryetari në ndonjë rast, kur ai ka problem me matjen ose ndonjë problem me teknik.

16.3  Në mungese te dyrbive apo ndonje defekti qe mundet te paraqitet, atëher lartësin e tij komisioni vlerësues e matë me sy të lirë.

16.4 Në qoft se pëllumbi gjatë aterrimit në tokë është më larg se rrezja e lejuar nga kafesi 170 metra atëher ai pëllumb nuk vlerësohet pa marr parasysh kushtet klimatike (erën).
Pëllumbi në qoft se është p.sh 200 metra dhe fillon rrotullimin në perimetrin e caktuar dhe rrotullimin e vazhdon 150 metra dhe pjesën tjetër pas ndërprerjes e vazhdon në rrotullim jashtë zonës së kufizuar, atëher duhet të vlerësohet rrotullimi i parë i cili është brenda perimetrit të caktuar 170 metra.
Në rastin e dytë nëse pëllumbi është në të njëjtën lartësi 200 metra, fillon rrotullimin pandërprerë dhe aterron jashtë zonës së vlerësimit, në këtë rastë nuk duhet të vleresohet pa marrë parasysh se ku ka filluar rrotullimin.

16.5 Secili anëtar i komisionit mundet që sipas bindjes të diskualifikoj ose pranoj rezultatin e pëllumbit për shkak të largësis, lartësis ose padukshmëris ose i dynishit të tij etj.

16.6 Në qoft se Kryetari i komisionit garues e matë lartësin e pëllumbit psh. 150 metra dhe aj pëllumb sjellet deri në tokë, referi i cili e vlerëson më shumë se lartësia e cekur nga matësi me durbi, atëher vlerësimi i atij referi anulohet. Por edhe në rast të vlerësimit me më pak metra nga lartësia e cekur, edhe atij referi vlerësimi i tij anulohet.

16.7 Pëllumbat të cilët shkojn “keq” (tërmashek apo tërrnak) nuk evidentohen në ditari, p.sh pëllumbi në fluturimin e parë e kalon me sukses kuotën e mbi 70m ndërsa në të dytin apo të tretin fluturim shkon “keq” atëher nuk regjistrohet fare në ditar.

                                                         Neni 17.

Largësia e rrotullimit matet nga momenti kur pëllumbi në shenjë të garuesit fillon të rrotullohet në njërin apo krahun tjetër, ose vet pa shenjë të garuesit rrotullohet.

Neni 18.

18.1 Pëllumbi i cili merr pjesë në gara duhet të fluturoj nga toka ose kulmi i shtëpis e nuk përjashtohet mundësia e lëshuarjes nga ndonjë largësi.

18.2 Nëse pëllumbi fluturon mbi 70 m dhe lëshohet në kulm apo dikund larg kotecit, konsiderohet si tentativa e pare, e dytë apo e tretë. Ndërsa tek pëllumbat për +50 metra, lartësia e tentativës konsiderohet se sa metra i duhet atij pëllumbi për tu regjistruar për + 50 metra (psh 70+50=120, pra tentativë numërohet mbi 120 metra lartësi e jo nër 120 metra. Ky pëllumb apo kjo garë e ka afatin e vetë prej 1 ore, dhe në rast dështimi i llogaritet edhe si gara e 1, e 2 apo e 3.

18.3 Në qoft se garuesi tenton ta lëshon pëllumbin më larg se koteci e pëllumbi nuk qohet në tri tentativa atëher pëllumbi e mbaron garimin për atë ditë.

18.4 Garuesi mund të fluturoj pëllumbin e vet jashtë shtëpis së tij në vend tjetër por është i obliguar të provoj, dokumentoj se pëllumbi është i tij e kjo mund të bëhet duke verifikuar unazën.

18.5 Garuesi ka të drejtë të paraqitet për gara vetëm njëher në javë.
Garuesit që janë paraqitur për gara në muajin Dhjetor, çdo garues në rast të dështimimit dënimi do jetë 50 euro.

18.6 Për garë normale apo për dyfish afati i kohëzgjetjes është nga 1 orë, ndërsa për garë të përbashkët normale dhe dyfish koha është 1 + 1 orë. Para fillimit te gares, garuesi duhet të njoftoj komisionin se cilën garë do ta prezentoj të parën (normalën apo për dyfish, dhe secilës garë do ti llogaritet koha e paraparë).

18.7 Pëllumbat të cilët do të regjistrohen në ditar janë vetëm ata të cilët rrotullohen në formë spirale, dmth nuk do të regjistrohen më rrotullimet në formë rrethi (dynish pjat) dhe ato rrotullime gjethore (fletë).

18.8 Pëllumbat të cilët kanë garuar dhe janë të evidentuar në ditarin e garave të Kosovës nuk kanë të drejt pjesëmarrje në emër të tjetërkujt në memoriale apo gara të qyteteve të tjera dhe anasjelltas për at vitë garues.

Neni 19.

19.1 Komisioni duhet të marr mesin rrotullimit si p.sh.

  1. Komisioni që vlerëson pëllumbin, nëse diferenca është më e madhe se mesatarja – nota mesatare – 10 m, ndërsa pëllumbi sillet (rrotullohet) deri 100m, fshihen vlerësimet e tilla të komisionit. Kjo do të thote se mblidhen vetëm tri notat e mesit cilat nuk dallohen më shumë se 10m.
  2. Nëse pëllumbi sillet (rrotullohet) nga 100m deri në 150m, mund të tolerohen dallimet deri në 20m nga nota mesatare.
  3. Nëse pëllumbi sillet rrotullohet mbi 200 m tolerohen dallimet deri në 30m nga nota mesatare.
  4. Nëse p.sh. pëllumbi vlerësohet me 5 referë kështu: 50, 70, 70, 90, 90 atëher mirret nota nga mesi e cila është 70m  sepse dallimi nga 70m – 100m është 10m
  5. Me 3 referë kështu: 60, 70, 90 atëher mirret nota nga mesi e cila është 70m
  6. Pëllumb duhet të vlerësohet nga 5  ose 3 anëtar dhe vlerësohet pozitivisht hyn në ditar. Edhe në rast se tre (3) referë i japin notën kaluese pëllumbi hyn në ditar. Shembull: një pëllumb vlerësohet 70m, ai për +50 duhet të vlerësohet 120m (+ 50 metra), edhe për garën tjetër është vlerësimi njësoj (+ 50 metra), në qoft se pëllumbi është i vlerësuar 120 metra pra i duhen +50 metra.

Në këtë rast pëllumbi plotëson kushtet për tu regjistruar në ditar

  1. 140m
  2. 120m
  3. 120m
  4. 110m
  5. 110m

19.2 Në rastet specifike kur vlerësimi është më i madhë (mbi 20m) se që është përcaktuar me rregullore atëher vlerësohet nga mesi, p.sh

Në rast se nga 5 referët pëllumbi vlerësohet kështu:  110m 120m 120m 160m 170m atëher mirret mesi e vlerësimit e cila do të ishte 120m e kurrsesi mbledhja me 4 vlerësimet pozitive, mbledhja e vlerësimeve pozitive bëhet vetëm në rast se diferenca në metra është e lejuar me rregullore e cila është prej 70 metra deri ne 100 metra eshte dallimi 10m, nga 100m -150m 20m ndërsa 30m mbi 200 e deri sa te mundet te vleresohet me dyrbi.

Neni 20.

20.1 Rezervimi për fluturimin e pëllumbave që do të marrin pjesë në gara mund të bëjnë rezervimin e tyre më se paku tri ditë (72 orë) para fluturimit të pëllumbave ndërsa afati i fundit për lajmërimin e pëllumbave në gara është deri ora 20:00 (8 e mbrëmjes).

20.2 Garuesi i cili e rezervon pjesëmarrjen në gara nuk ka të drejtë të tërhiqet. Mundet të tërhiqet vetëm në ndonjë rast urgjent (njerëzor), garuesi duhet ta dokumentoj rastin në të kundërtën mirren masa deri në diskualifikim deri në fund të sezonës për atë vitë garues. Garuesi i cili e anulon garën pa arsyet e lartëcekura, është i obliguar që gjobën ta paguaj tek arkatari i Federatës, ku mjetet e mbledhuara do të deponohen në arkën e Federatës. Në qoft se nuk paguhet ajo gjobë atëher atij garuesi nuk i lejohet pjesëmarrja në gara deri sa ta paguaj at borgj. Për këto mjete të deponuara do te jap përgjëgjësi arkatari.

Neni 21.

Të gjitha shpenzimet e garave, blerjen e dhuratave, diplomave, mirënjohjeve, proces verbaleve, ditarëve dhe shpenzimet tjera i bëjnë shoqatat.

Neni 22.

22.1 Pagimi i çdo garuesi është i obligueshëm nëse lajmërohet për gara dhe e thërret komisionin dhe nuk arrihet rezultati i duhur mbi 70m do të paguaj dënimin e përcaktuar prej 30 euro, por edhe në qoft se garon për +50 dhe nuk ka sukses dënimi është 30 euro.

22.2 Në qoft se garuesi paraqitet për gara normale dhe për +50, në qoft se në njëren garë ka arritur sukses e në tjetrën jo atëher aj paguan vetëm 30 euro po edhe në qoft se dështon në te dy garat paguan  50 euro

22.3 Garuesi është i obliguar që ta pranoj rezultatin më të lartë të arritur nga pëllumbi për at ditë e kurrsesi të zgjedhë nga 3 vlerësimet, në qoft se për shkak të paknaqësisë së rezultatit të arritur nga ndonjë pëllumb, ai ka të drejt të mos e evidentojë në ditarin e garave por do të paguaj dënimin 30 euro për çdo pëllumb që nuk dëshiron ta evidentojë në ditar.

22.4 Garuesi i cili dështon, nuk ka sukses gjatë zhvillimit të garës, duhet të paguaj dënimin në vlerë 30 euro, këtë shumë të parave garuesi është i obliguar të ja dorëzoj kryetarit të ditarit apo zëvendësit të tij e ku më pas kryetari duhet ti ndaj në mënyrë racionale komisionerve të cilët nuk janë nga ai qytet ku është zhvilluar gara.
22.5 Garuesi nuk ka të drejtë të merr pjesë me ma shumë se tre (3) pëllumba në gara pa marrë parasysh a është garë kampionale apo ndonjë garë tradicionale (turne, memorial).
22.6 Në qoft se në të njëjtin vend (kotec) luajnë 2 veta dhe vetëm njëri prej tyre është lajmëruar për gara e tjetri jo atëher edhe atij i lejohet garimi por me marrëveshjen e 2 garuesve, dhe e kanë kohën e lejuar vetëm për njërin garues që është 1orë.
22.7 Në qoft se në të njëjtin vend (kotec) luajnë 3 veta, atëherë ata kanë të drejtë të paraqiten për gara edhe në mesjavë. Garuesit duhet që ti lajmërojn unazat e tyre e kurrsesi të garojn me unaza të garuesit të atij koteci / vendëgarimi.

Neni 23.

Nëse pëllumbat lëshohen larg vendit të kotecit (qymezit) atëher duhet të shkoj edhe një anëtar i komisionit vlerësues (refer) për verifikimin e unazës.

Neni 24.

Pëllumbi i njëjt nuk evidentohet nëse nuk e arrin rezultatin me të gjatë se rezultati i mëparshëm për 70m.

 Neni 25.
Për kampion të Kosovës mund të shpallet pëllumbi i cili sjell (rrotullohet) me së shumti – gjati.

Neni 26.

Shpërblimet për garuesit ndahen nga kryetari i ditarit:

Vendi i I : Kupa, Diploma

Vendi i II : Diploma

Vendi i III: Diploma

  1. Dispozitat kaluese dhe të fundit

 Neni 27.

Për zbatimin e kësaj rregullore do të kujdeset grupi punues i përzgjedhur nga të gjitha shoqatat e Kosovës dhe kryetari i FPRRK-së.
Komisiomi disiplinor është përgjegjës i nivelit më të lartë për shqiptimin e dënimeve të cilat janë të bazuara në rregulloren e Federatës dhe askush tjetër.                                    

 Neni 28.

Plotësimin dhe ndryshimin eventual të kësaj rregullore si dhe dokumentacionin përcjëlles e perpilojnë  grupi punues i cili përshkruhet ne nenin 27.

                                                          Neni 29.

Pëllumbi rrotullues dynek I i cili është pranuar me standardet të përcaktuara nga komisionet e mëhershme pranohet për këto gara kurse nuk pranohen këta llojë pëllumbash.

1.Pëllumbi me sy të kuq, Pëllumbi me sy të verdh, Pëllumbi me qerapa (Shapali) dhe Pëllumbi me kaqurrot (Gumajli)

TULLUES (DÜNEK)

www.fprrk.org/ligjet

Prishtinë, Maj 2002                                                        Ferizaj, Mars 2023 (e plotësuar)

Kjo racë e pëllumbit rrotullues (dynek) i Republikës së Kosovës ekziston dhe njohur në gjithë territorin e Kosovës dhe më gjërë, është pranuar ndërkombëtarisht në vitin 1981si pëllumbi rrotullues dünek Prishtinas.

Dispozitat e përgjithshme

Neni 1.

Dispozitave të kësaj rregullore i nënshtrohen të gjithë kultivuesit e pëllumbave rrotullues të anëtarsuar në FPRRK.

Neni 2.

Të gjitha garat e Shoqatave për kultivimin e pëllumbave të qyteteve të Kosovës kanë për qëllim:
2.1   Të prezentojnë rrotulluesin dynek të Republikes se Kosovës
2.2   Të paraqesin kualitetin e tij përmes fluturimit dhe rrotullimit
2.3  Të nxisin kultivuesit për kultivimin  e kësaj race me kualitet sa më të lartë rrotullues

Garat në kuadër të FPRRK-së

Neni 3.

3.1 Të gjitha garat në kuadër të FPRRK-së i organizon dhe i zbaton Komisioni qendror, të cilin e zgjedhin të gjitha shoqatat e Kosovës.

3.2 Komisioni nga paragrafi 1 i këtij neni shpall fituesin e garave.

 Neni 4.

4.1 Ditën e garave e cakton bordi i Federatës, në bazë të marrëveshjes me të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, në bazë të planit të garave të miratuar nga të gjitha shoqatat.

4.2  Afati kohor i garave caktohet dhe fillon prej 21.III. – 22.XII. vitit vijues të garave.
Ditët zyrtare të garave janë: e Mërkurë, e Shtunë dhe e Dielë

Neni 5.

5.1  Në gara mund të marrë pjesë secili anëtar i rregullt nga secila shoqatë e qyteteve të Kosovës dhe Diasporës i cili i plotëson këto kushte:

  • Të ketë paguar antarsinë
  • Të ketë paraqitur fletëparaqitjen me shkrim për pjesmarrjen në gara.

5.2   Të posedoj unazat e FPRRK-së në të cilat duhet të jenë të shënuara: FK ose RKS (Federata), QY (qyteti), 0001 (numri rendor) dhe viti.

5.3 Pëllumbi i garimit gjatë garës duhet të ketë të vendosur në këmbë unazë zyrtare të garimit, ndërsa në këmbën tjetër mundet të mbajë unazë tjetër dekorative p.sh (shoqatës, me nr telefonit apo emër te garuesit), pra kjo nënkupton që pëllumbi gjatë garimit nuk i lejohet ti posedon 2 unaza të garimit.

5.4 Pëllumbat qe duhet të garojn me unaza të shteteve të tjera duhet të certifikohen me unaza të FPRRK-së.

5.5 Pëllumbat me të drejt pjesmarrje në gara janë ata pëllumba të cilët janë të vitit përkatës, të vitit të kaluar apo dy viteve më të vjetra se viti përkatës.

5.6 Të gjitha unazat e Federatës duhet të jenë të aluminit apo të metalta e kursesi të plastikës. Nuk lejohen unazat më të mëdha se NR#7, që janë të sipas standardeve të njohura ndërkombtarisht për pëllumbat rrotullues / dynek.

Neni 6.
6.1 
Lajmerimin për pjesëmarrjen në gara kryhet  në formë elektronike, përmes telefonit /sms drejtuar kryetarit të shoqates ku është i anëtarsuar ose kryetarit te ditarit.

6.2 Lajmerimi duhet të përmbajë:

  • Emrin dhe mbiemrin e kultivuesit dhe adresën e saktë

6.3 Secili kultivues mund ta fluturoj pëllumbin edhe në një vendë tjetër me dëshiren e vet me kusht që ta ketë unazën zyrtare të tij dhe vendi i fluturimit të mos të jetë ma larg se 20km nga vendi i tij, në vendin ku mbahet gara, pronari i kotecit duhet patjetër që të jetë anëtar i ndonjë shoqate të pëllumbave rrotullues e cila është anëtare e FPRRK-së.

6.4 Largësia e 20km për anëtarët nga diaspora që garojnë në Kosovë nuk vlenë dhe njësoj munden të garojn vetëm në 2 vende që i zgjedhin ata.

Neni 7.

 7.1 Komisioni i garave është i obliguar të mbajë dhe të udhëheqë ditarin e garave të pëllumbave të paraqitur për gara.
Në ditarin e garave shënohen të dhënat e garave si vijon:

  • Emri dhe mbiemri i kultivuesit
  • Data e mbajtjes së garave
  • Emri dhe mbiemri i anëtarve të komisionit te garave
  • Rezultatet e arritura

7.2 Komisioni i garave përbehet nga anëtaret e komisioneve të deleguar nga të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, nga pesë (5) anëtar ose tre (3) anëtar. Ky është komisioni i përbashkët me punën e secilës udhëheqë kryetari i komisionit (ditarit) me mandatë një vjeqar.

7.3 Secila shoqatë apo si qytet ka të drejtë ta paraqesë kandidatin e vetë për kryetarë të komisionit garues. Zgjedhja bëhet me sistemin e votimit të hapur ku kanditati i cili posedon më shumë vota do të udhëheq Ditarin.

7.4 Shoqata “personi” që udhëheq me Ditarin e KS në rast të dështimit, mosudhëheqjes së rregullt ose ndonjë arsye tjetër (sëmundje apo vdekje) Federata detyrohet të ndërhyj dhe t’ia marr Ditarin dhe mjetet për vitin përkatës (për muajt e mbetur). Shoqata “personi” obligohet t’i kthej mjetet në Federatë, përndryshe paditet penalisht për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe besimit”.

7.5 Anëtarin e komisionit mund ta delegoj shoqata e vetë ose e emëron kryetari i komisionit në vendin e organizimit tëgarave, nga një nga secila shoqatë. Komisioni caktohet me 21.III.të vitit vijues dhe zgjedhë kryetarin apo zevendesuesin e tij te komisionit, kryetari mund të zgjedhë (2) dy ose ma tepër anëtar te komisionit nga shoqatat tjera, ndërsa garat për këto shkaqe nuk mund të shtyhen.

7.6 Në mungesë të kryetarit te ditarit, kryetari ka të drejtë ta emëroj një zëvendësues per mbarëvajten e garave

7.7 Kryetari i ditarit nuk ka të drejtë ta autorizoj ndonjë zëvendësues ma shumë se pesë (5) here gjatë mandatit të tij.

7.8 Kryetari është i obliguar të qëndroj afër kotecit së garuesit dhe fletëvlerësimet e referëve vendosën në kuti qe kryetari duhet ta mbaje ne çdo gare me veti, rezultatet mblidhen dhe përpjestohen në prani të garuesit nga kryetari dhe referët, dhe ja kumtojn rezultatin garuesit dhe të pranishmëve aty.

7.9 Referët duhet të qëndrojn afërsisht 20m larg njëri tjetrit (varet nga vendi a i plotëson ato kushte) dhe janë të obliguar të veshin veshje identifikuese dhe të mos kenë kontakte me publikun gjatë fluturimit dhe vlerësimit të pëllumbit.

Të drejtat dhe detyrat e Anëtarve – Komisionit të garave dhe kultivuesit që marrin pjesë në gara

Neni 8.

8.1 Në komisionin e garave zgjidhen kultivues me përvojë të pëllumbave: rrotullues (dynek) të cilët janë anëtar të rregullt të shoqatave të Kosovës.

8.2 Nuk është i lejuar përjashtimi i anëtarve të komisionit të garave (shoqatave ju lejohet ndërrimi i tyre me ndonjë refer tjetër), secila shoqatë duhet të paraqes 5 referë.

8.3  Shoqata e cila pesë (5) herë radhazi nuk e delegon referin e vet do të pezullohen për një (1) muaj nga garat anëtarët e asaj shoqate. Në qoftë se në garën e pestë (5) me radhë merr pjesë, atëher mosardhjet e mëhershme i anulohen, dmth numërimi fillon prej fillimit.

8.4 Garat nuk zhvillohen në qoftë se ato janë gjatë festave (2 ditët e para të Bajramit), dita e zgjedhjeve apo ndonjë katastrofë e mundshme natyrore (ditë zie kombëtare KS).

8.5 Komisioni i përbashkët i garave është i pavarur në punën e tij dhe vendimet e tij janë përfundimtare                                                         

                                                          Neni 9.

 Komisioni disiplinor vendos lidhur me të gjitha rastet kontestuese pas pranimit te ankesës.

Neni 10.

Komisioni i garave nuk guxon të largohet nga vendi i garave për kohë deri sa garat nuk kryhen. Në qoft se ndonjëri nga anëtarët e komisionit largohet pa ndonjë arsye, atëher nga shoqata përkatëse kërkohet zëvendësimi i tij automatikisht me ndonjë tjetër.

Neni 11.

11.1 Kultivuesi ose personi i cili merr pjesë në gara është i obliguar ti mundësoj komisionit zbatimin – zhvillimin e papenguar të garave.

11.2 Nëse kultivuesi në qfarë do mënyre pengon punën e komisionit, komisioni ka te drejtë të lëshojë vendin e garave.

11.3 Kultivuesit te i cili komisioni detyrohet ta lëshoj vendin e garave konsiderohet i DISKUALIFIKUAR për ditën garuese, deri në marrjen e vendimit nga komisioni disiplinor.
11.4 Çdo anëtar aktiv i ndonjë shoqate të pëllumbave në nivel të Republikës së Kosovës i cili direkt apo indirekt është i përfshirë në veprën penale vjedhje e pëllumbave, asgjësim apo dëmtimit të tyre. Fshehjen e pëllumbave të vjedhur, ndihmën në kryerjen e veprave të lartëshënuara në mënyrë decidive dhe pa ndonjë ankesë përjashtohet në periudhën kohore 10 vjeqare.
11.5  Çdo anëtar aktiv i të gjitha shoqatave të pëllumbave rrotullues / dynek është i obliguar që në çdo kohë ti nënshtrohet kërkesës nga komisioni disiplinor për verifikim të pëllumbave qe i ka në pronësi, kjo bëhet me arsyetimin nën dyshimin kur anëtari dyshohet ka pëllumba të zënë, të vjedhur, me unaza të prera apo pëllumba të keqpërdorur.
11.6  Çdo anëtar i kësaj Federate i cili bën levizje (antarsim) nga kjo Federatë në Federatën tjetër i pamundësohet riantarsimi në Federatën aktuale FPPRK.
11.7  Çdo antarë i Federatës e ka të ndaluar përdorimin e shprehjeve fyese nënçmuese, paragjykuese që nxisin përqarje dhe urrejtje në mes të antarve të Federatës si ne vende publike – darka ndeja si dhe gjatë emisioneve të ndryshme në rrjetet sociale / facebook.
Sepse në të kundertën në çdo situatë mundë të paraqiten nga antarët e ndryshëm të komisioni disiplinor.

Neni 12.
12.1
 Kultivuesi i cili merr pjesë në gara ka të drejtë të kerkoj nga komisioni shtyerjen e garave ne rast se:
12.2 Organizimin e garave nuk e lejojnë kushtet atmosferike: shiu, era e forte, bora.Toka duhet të jetë e pa mbuluar me borë në perimetrin e vlerësimit 170 metra me përjashtim në qoft se ka ndonjë vend me grumbull të vogël bore.
12.3  Në qoft se gara ka filluar dhe papritmas fillon era e fort apo shiu që e pengon pëllumbin në fluturim atëher ndërpritet gara dhe përsëritet ndonjë ditë tjetër apo duhet që të pritet deri në kohën e caktuar që i takon garuesit.
12.4   Kur zhvillimin e garave e pengojnë kultivuesit të tjerë, nëse në afërsi lëshojnë pëllumbat e tyre
12.5   Në raste të sulmit të shpezve grabitqar, nëse pëllumbi fluturon ose e merr grabitqari, konsiderohet se ai pëllumb nuk ka marr pjesë në gara. Kultivuesi ka të drejtë të vazhdojë pjesëmarrjen në gara me pëllumb tjetër të cilin nuk e ka paraqitur. Në rastin e sulmit të grabitqarve gjatë garës garuesi ka të drejtë të kërkoj shtyerjen e garës “për shkak të frikës së pëllumbave për të fluturuar prap”, kjo vlenë vetëm nëse garuesi garon vetëm me një pëllumb.
12.6 Komisioni vleresues vendosë lidhur me kërkesen për shtyerjen e garave.
12.7 Secili garues është i obliguar të lajmëroj 2 orë para fillimit të garës kryetarin e komisionit ne qoft se ka erë ose për ndonjë arsye tjetër klimatike apo ndonjë rasti specifik (rast vdekje), në të kundërtën garon apo paguan dënimin e caktuar.

Neni 13.
Komisioni i garave udhëheqë kartelen e notimit dhe evidenton rezultatet në ditarin e Kosovës.

Neni 14.

14.1 Secili anëtarë i komisionit mbanë listën e vlerësimit dhe e vlereson në bazë të performances dhe gjatësisë së rrotullimit të pëllumbit.

14.2  Lista e vlerësimit duhet të jetë e vërtetuar me vulën e Federatës.
Neni 15.

15.1 Kultivuesi mundë të merrë pjesë në gara dhe sipas suksesit ti zëjë një,dy apo të gjitha vendet: I, II, III.

15.2 Me një pëllumb garuesi gjatë një viti mund të marrë pjesë në gara (3) tre herë me kohë zgjatje (1) një vitë apo (1) një javë në bazë të vullnetit të vetë ta fluturoj pëllumbin.

Kriteret e garave

Neni 16.

16.1 Kryetari i komisionit garues është i obliguar që lartësin e pëllumbit ta matë me durbi në perimetrin e vlerësimit.

16.2 Përgjegjësi i dytë (2) i durbive ka të drejtë ta kumton lartësin vetëm atëher kur ja lejon kryetari në ndonjë rast, kur ai ka problem me matjen ose ndonjë problem me teknik.

16.3  Në mungese te dyrbive apo ndonje defekti qe mundet te paraqitet, atëher lartësin e tij komisioni vlerësues e matë me sy të lirë.

16.4 Në qoft se pëllumbi gjatë aterrimit në tokë është më larg se rrezja e lejuar nga kafesi 170 metra atëher ai pëllumb nuk vlerësohet pa marr parasysh kushtet klimatike (erën).

16.5 Secili anëtar i komisionit mundet që sipas bindjes të diskualifikoj ose pranoj rezultatin e pëllumbit për shkak të largësis, lartësis ose padukshmëris ose i dynishit të tij etj.

16.6 Në qoft se Kryetari i komisionit garues e matë lartësin e pëllumbit psh. 150 metra dhe aj pëllumb sjellet deri në tokë, referi i cili e vlerëson më shumë se lartësia e cekur nga matësi me durbi, atëher vlerësimi i atij referi anulohet. Por edhe në rast të vlerësimit me më pak metra nga lartësia e cekur, edhe atij referi vlerësimi i tij anulohet.

16.7 Pëllumbat të cilët shkojn “keq” (tërmashek apo tërrnak) nuk evidentohen në ditari, p.sh pëllumbi në fluturimin e parë e kalon me sukses kuotën e mbi 70m ndërsa në të dytin apo të tretin fluturim shkon “keq” atëher nuk regjistrohet fare në ditar.

                                                         Neni 17.

Largësia e rrotullimit matet nga momenti kur pëllumbi në shenjë të garuesit fillon të rrotullohet në njërin apo krahun tjetër, ose vet pa shenjë të garuesit rrotullohet.

Neni 18.

18.1 Pëllumbi i cili merr pjesë në gara duhet të fluturoj nga toka ose kulmi i shtëpis e nuk përjashtohet mundësia e lëshuarjes nga ndonjë largësi.

18.2 Nëse pëllumbi fluturon mbi 70 m dhe lëshohet në kulm apo tokë konsiderohet si tentativa e dytë apo e tretë.

18.3 Në qoft se garuesi tenton ta lëshon pëllumbin më larg se koteci e pëllumbi nuk qohet në tri tentativa atëher pëllumbi e mbaron garimin për at ditë.

18.4 Garuesi mund të fluturoj pëllumbin e vet jashtë shtëpis së tij në vend tjetër por është i obliguar të provoj, dokumentoj se pëllumbi është i tij e kjo mund të bëhet duke verifikuar unazën.

18.5 Garuesi ka të drejtë të paraqitet për gara vetëm njëher në javë.

18.6 Për garë normale apo për dyfish afati i kohëzgjetjes është nga 1 orë, ndërsa për garë të përbashkët normale dhe dyfish koha është 1 + 1 orë. Para fillimit te gares, garuesi duhet të njoftoj komisionin se cilën garë do ta prezentoj të parën (normalën apo për dyfish, dhe secilës garë do ti llogaritet koha e paraparë).

18.7 Pëllumbat të cilët do të regjistrohen në ditar janë vetëm ata të cilët rrotullohen në formë spirale, dmth nuk do të regjistrohen më rrotullimet në formë rrethi (dynish pjat) dhe ato rrotullime gjethore (fletë).

18.8 Pëllumbat të cilët kanë garuar dhe janë të evidentuar në ditarin e garave të Kosovës nuk kanë të drejt pjesëmarrje në emër të tjetërkujt në memoriale apo gara të qyteteve të tjera dhe anasjelltas për at vitë garues.

Neni 19.

19.1 Komisioni duhet të marr mesin rrotullimit si p.sh.

  1. Komisioni që vlerëson pëllumbin, nëse diferenca është më e madhe se mesatarja – nota mesatare – 10 m, ndërsa pëllumbi sillet (rrotullohet) deri 100m, fshihen vlerësimet e tilla të komisionit. Kjo do të thote se mblidhen vetëm tri notat e mesit cilat nuk dallohen më shumë se 10m.
  2. Nëse pëllumbi sillet (rrotullohet) më shumë se 100m mund të tolerohen dallimet deri në 20m nga nota mesatare.
  3. Nëse pëllumbi sillet rrotullohet mbi 150 m tolerohen dallimet deri në 30m nga nota mesatare.
  4. Nëse p.sh. pëllumbi vlerësohet me 5 referë kështu: 50, 70, 70, 90, 90 atëher mirret nota nga mesi e cila është 70m  sepse dallimi nga 70m – 100m është 10m
  5. Me 3 referë kështu: 60, 70, 90 atëher mirret nota nga mesi e cila është 70m
  6. Pëllumb duhet të vlerësohet nga 5  ose 3 anëtar dhe vlerësohet pozitivisht hyn në ditar. Edhe në rast se tre (3) referë i japin notën kaluese pëllumbi hyn në ditar. Shembull: një pëllumb vlerësohet 70m, ai për dyfish duhet të vlerësohet 140m (+ 70 metra), edhe për trefish është vlerësimi njësoj (+ 50 metra), në qoft se pëllumbi është i vlerësuar 140 metra pra i duhen +70 metra.

Në këtë rast pëllumbi plotëson kushtet për tu regjistruar në ditar

  1. 150m
  2. 140m
  3. 140m
  4. 130m
  5. 130m

19.2 Në rastet specifike kur vlerësimi është më i madhë (mbi 30m) se që është përcaktuar me rregullore atëher vlerësohet nga mesi, p.sh

Në rast se nga 5 referët pëllumbi vlerësohet kështu:  120m 140m 140m 170m 180m atëher mirret mesi e vlerësimit e cila do të ishte 140m e kurrsesi mbledhja me 4 vlerësimet pozitive, mbledhja e vlerësimeve pozitive bëhet vetëm në rast se diferenca në metra është e lejuar me rregullore e cila është prej 70 metra deri ne 100 metra eshte dallimi, 20m nga 100m -150m ndërsa 30m nga 150 e deri sa te mundet te vleresohet me dyrbi.

Neni 20.

20.1 Rezervimi për fluturimin e pëllumbave që do të marrin pjesë në gara mund të bëjnë rezervimin e tyre më se paku tri ditë (72 orë) para fluturimit të pëllumbave ndërsa afati i fundit për lajmërimin e pëllumbave në gara është deri ora 20:00 (8 e mbrëmjes).

20.2 Garuesi i cili e rezervon pjesëmarrjen në gara nuk ka të drejtë të tërhiqet. Mundet të tërhiqet vetëm në ndonjë rast urgjent (njerëzor), garuesi duhet ta dokumentoj rastin në të kundërtën mirren masa deri në diskualifikim deri në fund të sezonës për atë vitë garues.

Neni 21.

Të gjitha shpenzimet e garave, blerjen e dhuratave, diplomave, mirënjohjeve, proces verbaleve, ditarëve dhe shpenzimet tjera i bëjnë shoqatat.

Neni 22.

22.1 Pagimi i çdo garuesi është i obligueshëm nëse lajmërohet për gara dhe e thërret komisionin dhe nuk arrihet rezultati i duhur mbi 70m do të paguaj dënimin e përcaktuar prej 30 euro, por edhe në qoft se garon për dyfish dhe nuk ka sukses dënimi është 30 euro.

22.2 Në qoft se garuesi paraqitet për gara normale dhe për dyfish, në qoft se në njëren garë ka arritur sukses e në tjetrën jo atëher aj paguan vetëm 30 euro po edhe në qoft se dështon në te dy garat paguan  50 euro