Pëllumbat Rrotullues / Dynek

   

klikoni këtu për ta shikuar videon mbi pëllumbat rrotullues

pëllumbi rrotullues (dyneku) i Kosovës

Në trajtën popullore i njohur me emrin Dyneku i Kosovës prezenton racën më të avansuar të rrotulluesve në botë.
Ka një sjellje specifik rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegant e cila nga poshtë të jep pamjen e një pjatë rrotulluese (rrethore) me një vrime në mes. Ka shumë mendime dhe ekzistojn teza të ndryshme se nga ka ardhur ky pëllumb fantastik, por deri sa ti bëhet ADN nuk është e sigurt asgjë. Disa mendojn se me pushtimin e trojeve shqipëtare nga ana e turqve e kan sjellur me vete edhe Rollerin Oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veqant duke e kryqëzuar me pëllumba autokton të Kosovës. Gjithashtu ekzistojn mendime se dyneku është autokton dhe se daton para llojëve të tjera të lëshuesve të kontrolluar në Ballkan, kjo ende mbetet mister në vete. Në përgjithësi është mjaft e vështirë të përcaktohet gjeneza e racave të pellumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe variante të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndesishme për ne se kjo racë ekziston në Kosovë para shumë viteve dhe ishte prezentuar për rexhistrim në standardin e Evropes, pikërisht në racën e pëllumbave akrobatik ” TUMBLER”.
Prezantimi është bërë me emrin Prishtina Tumbler.
Fjala tumbler vjen nga anglishtja që në shqip don të thotë AKROBATIK.
Pa marë parasysh se çfarë lloji dhe varianti është përdorur, kultivuesit e Kosovës kanë arritur të sjellin në dritë një elegancë pëllumbore me një bukuri të veçantë dhe fluturim karakteristik i cili dallon nga të gjithë llojet e akrobatikëve në botë. Aftësia e akrobatikut të Kosovës – dynekut të Kosovës është e paparashikueshme për shumë kultivues të pëllumbave.
Rrotullimi vlerësohet sipas shpejtësisë dhe gjatësisë së cirkulit cilindror. Kanë një fluturim të shpejtë deri sa të ngrihen në horizontin prej 150 deri në 500 metra dhe pastaj e stabilizojnë fluturimin duke bërë luhatje të herë pas herëshme trupore me krahë të gjatë dhe elegantë.
Kjo është vështirë të spjegohet me fjalë, kjo duhet të përjetohet.
Bën gjithashtu luhatje sikur pret sinjalin nga poshtë për të filluar manovrat akrobatike.
Gjithashtu është me rëndësi dhe gjetja e këndit të përshtatshëm për rrotullim dhe për fillimin e rrotullimit. Pas sinjalit nga kultivuesi, akrobatiku i Kosovës – dyneku fillon rrotullimin dhe gjithmonë vjen duke e ngushtuar rrethin rrotullues rreth boshtit trupor me krahë gjysëm të hapur. Rrotullimi është i shpejtë dhe mund të fillojë si nga ana e djathtë ashtu edhe nga ana e majtë. Akrobatiku i Kosovës – dyneku, i cili ka mundësi të bëjë akrobaci në të dy anët, është kualitet shumë i lartë i kësaj race. Të gjitha pjesët e trupit duhet të shkojnë në harmoni me figurën e rrotullimit dhe duhet të jenë të pandara nga rrotullimi, dyneku bën rrotullime si i tërë.
AKROBATIKU RROTULLUES – Dyneku zotëron disa variante të akrobacive: rrotullimi pjatë ose rrethi unazorë, rrotullimi spirale dhe lëshimi fletë (gjethor). Rrotullimet mund të shpjegohen në shumë kuptime, si:
Akrobaci që është fjala për akrobacinë e pëllumbave e cila vjen nga fjala akrobat dhe që në rastin tonë nënkupton një pëllumb të aftë, i cili kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara që kërkojnë shkathtësi speciale dhe forcë akrobatike. Veprimi shoqërohet sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet: rrotullim i shpejtë, rrotullimi i trupit (i qafës), rrotullimi i trupit rreth boshtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.
Rrotullim i plotë – për një rrotullim të plotë, gjysmë rrotullimi – për një rrotullim të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësinë e rrotullimeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhet edhe shprehja; Rrotullimthi- duke i ardhur përqark, rrotull. Vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jetë si cilindër, valë apo rul.

Rrotullues – që fluturon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese.

Rrotullimi mund të shpjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese e cila dirigjohet nga bishti. Bishti është elementi kryesor i akrobacive, ku lëshuesit e kontrolluar nga poshtë manevrojnë deri në tokë.

Rrotullimi mund të shpjegohet edhe si dicka që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin – Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: – shpjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të shpjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli, rrotullohet.

Fluturimi duhet të bëhet në një grup prej 3 apo 5 pëllumbave. Në Kosovë fluturimi së bashku është tradicional për gjyliat kosovare të cilat hyjnë në grupin e pëllumbave të familjes (Mövchen) dhe bien si një vijë lapsi drejt tokës po sa të shohin ndonjë lëvizje të pëllumbave më poshtë. Manevrimi me dynekët kosovarë bëhet më së shumti duke përdorur gjylien e Kosovës si një përcjellës të mirë dhe që shërben për ta ngritur dynekun sa më shpejt në lartësinë e duhur.

AKROBATIKU RROTULLUES ( dyneku) gjatë fluturimit duhet të jetë i njohur me disa kushte:

1. Me shtëpizën e pëllumbave

2. Me kultivuesin e tyre

3. Me oborrin rreth qymezit të tyre.

Nëse këto rrethana i njeh mirë të gjitha, ai mund të ndihet i lirë për manevrim.

Kjo nënkupton se AKROBATIKU RROTULLUES – dyneku e njeh mirë kultivuesin e tij dhe kështu që ka dëshirë të rrijë bernda apo të shëtitë rreth oborrit të qymezit. Më së tepërmi përshtaten në qymeze të larta dhe me derë të gjerë ku munden të pushojnë pas manervrimeve fluturuese.

Pëllumbat të cilët bëjnë pjesë në grupin e Lëshuesve të kontrolluar janë:

1. AKROBATIKU I Kosovës

2. Dyneku i Turqisë

3. Dyneku i Maqedonisë

4. Dollapçiu i Turqisë

5. Kelebeku i Turqisë

6. Ëuta nga Greqia

7. Adana Ëamen nga Turqia dhe Siria, si dhe

8. Gjylja e Kosovës

Të gjitha këto lloje të pëllumbave është shumë lehtë të manevrohen dhe gjithashtu edhe dresimi i tyre është i lehtë.

STANDARDI:

Emri: Akrobatiku rrotullues i Kosovës -Prishtina Tumbler

Grupi: Pëllumbat tumblorë

Shoqatat/klubet:Kosovë: Shabi – Prishtinë, Saqina – Gjilan, Maviliparka – Ferizaj, Pëllumbi i bardhë – Viti, KDBA – Prizren, Batak – Mitrovicë, Dardania, Iliria në Zvicër, etj.

Prezentimi i në Librin “Doracaku i pëllumbave të racave”-ABB.457

Madhësia e unazës: 07

Gjeneza:

AKROBATIKU RROTULLUES – Në trajtën popullore i njohur me emrin dyneku i Kosovës paraqet një ndër racat më të avancuara të rrotulluesve në botë.

Ka një rrotullim specifik rreth boshtit trupor, të mbyllur dhe elegant i cili nga poshtë të jep pamjen e një pjate rrotulluese (rrethore) me një vrimë në mes.

Ka shumë mendime dhe teza se nga ka ardhur kjo “makinë fluturuese” në Kosovë.

Disa mendojnë se me ardhjen e turqve në Ballkan, ata sollën me vete rollerin oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veçantë duke e kryqëzuar me pëllumbat autoktonë të Kosovës. Disa mendojnë se akrobatiku i Kosovës (dyneku) e ka prejardhjen direkte nga dyneku i Turqisë. Gjithashtu ka mendime se Dyneku i Kosovës është autokton dhe se daton para llojeve të tjera të lëshuesve të kontrolluar në Ballkan.

Kjo mbetet një enigmë më vete.

Në përgjithësi është mjaft vështirë të dihet gjeneza e racave të pëllumbave sepse çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe variante të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndësishme për ne, është se kjo racë egziston në Kosovë dhe se në vitin 1980 ishte prezantuar për regjistrim si racë më vete në standardin e Evropës nga ish Federata e Jugosllavisë dhe gjithashtu është prezantuar në librin gjerman mbi pëllumbat e racave “Doracaku mbi pëllumbat e racave” të autorëve Joachim Schutte, Gunter Stach dhe Josef Ëolters, pikërisht në grupin e racave akrobatike të quajtura “tumbler”. Prezantimi ishte bërë me emrin Prishtina Tumbler.

NDËRTIMI TRUPOR:

Ka trup të gjatë me një bisht gjithashtu të gjatë i cili paraqitet në një formë harkore dhe elegante duke u bazuar në standardin e përgjithshëm të pëllumbave.

PËRSHKRIMI I RACËS:

Standardi:Trup, sqep dhe krahë të gjatë.

Koka: Harkore me një shtypje të lehtë në mes.

Syri: Të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojnë nga fundi i

rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit. Nëse dyneku ka ngjyra të lehta, ngjyra e syve mund të jetë edhe e zezë (kafe e errët).

Sqepi: Duhet të jetë i gjatë dhe ngjyra e tij varet nga ngjyra e puplave të tij.

Qafa: Duhet të jetë e mesme e cila shkon plotësisht në harmoni me trupin e tij.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: E drejtë në horizontale me një lakim të lehtë drejt fillimit të bishtit e cila takohet me bishtin e gjerë dhe të hapur.

Krahët: Të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qendrojnë mbi bishtin e tij.

Bishti:Vazhdon aty ku përfundon shpina. Ka një elegancë dhe bukuri të rrallë. Numëron 14 – 18 pendë të gjata dhe të gjera. Bishti është i qëndrueshëm dhe zakonisht shfaqet në formë të germës “V”.

Këmbët:Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat:Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta.

Gjendet në ngjyra të ndryshme. Si njëngjyrësh shfaqet i bardhë, i zi dhe i kuq. Ndërsa me ngjyra të përziera më së shpeshti shaqet me blu-gri me shirita të zi dhe blu-gri me shirita të zi dhe flatra të krahëve të bardha. Mund të shfaqet edhe me ngjyra piklane, lara dhe me nuanca të shumta si i zi me topa të bardhë ose i bardhë me topa të zi. Edhe ngjyra e tigrit është mjaft e pranishme. Këto lloje dhe variante të shumta të ngjyrave vinë sepse tek kultivuesit asnjëherë nuk ka qenë me rendësi ngjyra, por varianti i rrotullimit.

Gabime të mundëshme:Kur ka një trup të dobët apo të shkurtër, kur e ka sqepin të shkurtër,kur numëron më pak pendëla në bisht se sa 14 dhe kur nuk rrotullohet.

artikulli është huazuar nga z. Enver Gashi të cilin e falenderojm për punën e tij