Komisioni Diciplinor

Kryetar: Kadri Kadriu (Ferizaj)
Anëtar: Arian Thaçi (Gjilan)
Anëtar: Fatmir Ramadani (Mitrovicë)
Anëtar: Bashkim Balluku (Prizren)

FEDERATA E PËLLUMBAVE RROTULLUES / DYNEK – FEDERATA PËR KULTIVIMIN DHE MBROJTJEN E PËLLUMBAVE

Vërejtje: kjo rregullore është e marruar nga FPK dhe është miratuar me pëlqimin e plotë të shoqatave anëtare në FPRR/D

RREGULLORJA DICIPLINORE

PRISHTINË, TETOR 2002 – FERIZAJ, Shkurt 2014

Në bazë të nenit 4/3 Të Statutit të Federates për kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave në mbledhjen e mbajtur në Tetor 2002 nxjerrë këtë rregullore:

DISPOZITAT E PËRGJITHËSHME

Neni 1

Rregullorja diciplinore e FPRRD-së përcakton sjelljen e antarëve dhe ndëshkimin e shoqatave dhe individëve.
Shoqatat mund ti nxjerrin rregulloret e veta diciplinore të cilat duhet të jenë në përputhshmëri me këtë rregullore.

QËLLIMI I NDËSHKIMIT

Neni 2

Qëllimi i ndëshkimit diciplinor është që të ndikoj në përmirësimin dhe edukimin dhe sjelljen të shoqatave dhe antarëve të FPRRD.

Neni 3

Ai që bënë kundërvajtje ndaj rregullores diciplinore dhe akteve tjera normative të FPK me qëllim apo pa qëllim do ndëshkohet sipas dispozitave të kësaj rregullore.

Neni 4

Mosnjohja e Statutit, rregullores dhe dispozitave tjera të FPRRD, askënd nuk e përjashton nga përgjegjësia.

Neni 5

Kundërvajtja diciplinore ka mbetur në tentim kur kryesi me qëllim e ka filluar dhe kryer veprimin, por nuk është shkaktuar dëme.
Tentimi nuk ndëshkohet vetëm për kundërvajtje të cilat përfshihen në këtë rregullore.

Neni 6

Ai që e nxitë ose e ndihmon veprimin do të ndëshkohet sikurse kryesi i veprës.

Neni 7

Dispozitat e kësaj rregullore do të zbatohen:
Ndaj kultivuesve
Ndaj Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Federatës dhe
Ndaj autorëve të komisioneve tjera të Federatës.

Neni 8

Ndëshkimet për kultivues:

Vërejtja
Qortimi
Dënimi me të holla
Ndales për garim në kohë të caktuar
Përjashtimi nga Shoqata dhe
Përjashtimi nga Federata

Neni 9

Vërejtjet dhe qortimet shqiptohen për kundërvajtje të lehta.

Neni 10

Dënimet me të holla për raste të rënda, nuk mund të jetë më i ulët se 50 Euro dhe më i lartë se 200 Euro.
Dënimi me të holla për udhëheqësit e Shoqatave është nga 70 – 300 Euro.

Neni 11

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e plotëfuqishmërisë së vendimit.

Ndalesa për gara

Neni 12

Ndëshkimi me ndales pjesëmarrje në gara mund të jetë kohor ose numër të caktuar të garave.
Por nuk mund të jetë më i vogël se 3 muaj ose më i gjatë se 4 vite.
Kultivuesi i cili është i ndëshkuar nuk mund të paraqitet në gara para se ti skadoj dënimi dhe nuk mund të jetë prezentë në asnjë garë të organizuar nga Federata.

Neni 13

Asnjë kultivues e as antar i Shoqatës, tek i cili gjendet ndonjë pëllumb i grabitur nga ndonjë kultivues tjetër nuk mund të merr pjesë në gara dhe do të ndëshkohet rreptësishtë.

Neni 14

Secili kultivues dhe antar i Federatës është i detyruar të respektoj njëri tjetrin në të kundërtën do të ndëshkohet.
Çdo ofendim i shprehur ndaj secilit kultivues, apo antar i shoqatës – Federatës do të ndëshkohet me dënime më të rënda dhe në raste të jashtëzakonshme edhe me largim nga Federata.

Neni 15

Në rastin e shqiptimit të dënimit të kryesit të kundërvajtjes diciplinore duhet të mirren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat egzistojnë në rastin konkret, posaqërishtë pesha e kundërvajtjes dhe pasojat e saja, shkalla, përgjegjësia e kryesit, motivi i kryerjes, sjelljet e mëparëshme, vetit morale dhe sjelljet e kryesit pas kryerjes së kundërvajtjes diciplinore.

Neni 16

Llojet e dënimeve të parapara me nenin 8-të të kësaj rregullore, jan të përcaktuara sipas peshës nga më të butat e deri te ato më të rënda, përveq dënimeve nga pika 4 – nën d dhe f të cilat shqiptohen mbi baza të ndryshme, andaj janë të zavendësueshme.
Me rastin e zbutjes së dënimit sipas dispozitave të nenit 25 të kësaj rregullore, me denim më të butë nga ai i paraparë për kundërvajtjen e kryer, atëher shqiptohet dënimi i pare më i butë.
Në rastet kur kjo rregullore parasheh mundësin e dënimit më të butë, në vend të dënimit të paraparë për kundërvajtjen e caktuar diciplinore, mund ti shqiptohet dënimi më i ulët.

Neni 17

Nëse janë kryer disa kundërvajtje, atëher do të vërtetohet: së pari lartësia e dënimit unik i cili mund të jetë më i lartë se dyfishi i dënimit më të rëndë të vërtetuar për kundërvajtje.

RASTET E RËNDA

Neni 18

Si në rastet e rënda të kundërvajtjeve diciplinore, për të cilat organet diciplinore mund ti shqiptojnë kryesit dënimin më të rëndë, konsiderohet ajo kundërvajtje gjatë kryerje së të cilës, kryesi ka vepruar me vendosmëri, këmbëngulësi dhe pa arsyshmëri të posaqme, ose kur kundërvajtja ka shkaktuar pasoja të rënda.

Neni 19

Organi diciplinor mund ti shqiptoj denim më të rëndë se ai i paraparë, nëse kryesi ka qenë edhe më pare i ndëshkuar për kundërvajtje të tilla.
Kur kemi të bëjmë me kryesin i cili më pare ka qenë i dënuar dy e më shumë here për kundërvajtje të kryera me paramendim, kur në mes të vendimit të mëparshëm dhe vendimit të ri, nuk ka kaluar kohë më e gjatë se një vit dhe kur kryesi ka prirje të veqanta pë veprime të tilla, atëher organi diciplinor duhet të ashpërsoj dënimin deri te dyfishi i dënimit të paraparë me rregullore.

MARRJA NË PYETJE

Neni 20

Askush nuk mund të dënohet pa u marrë në pyetje.
Mbi nevojshmërinë e marrjes në pyetje të garuesit – kultivuesit të pëllumbave të përjashtuar nga gara, vendos organi kompetetnt diciplinor.
Konsiderohet se kryesi është marrë në pyetje, nëse në ftesën e organit kompetent ka dërguar deklaratën me shkrim.
Njëherit konsiderohet se është marrë në pyetje nëse dy ftesave të rregullta të organit competent nuk iu është përgjigjur në kohën e paraparë me këtë rregullore.

FSHIRJA E DËNIMIT

Neni 21

Kryesi i kundërvajtjes diciplinore i cili është dënuar me vërejteje apo qortim, i cili në afat prej 6 muajsh nuk kryen kundërvajtje tjetër diciplinore, konsiderohet se nuk ka qen i dënuar.
Kryesi i kundërvajtjes diciplinore i cili është dënuar me të holla apo denim kohor deri në 6 muaj apo ndalesë gare në numër të caktuar të garave, në se gjatë një viti pas vuajtjes së dënimit nuk kryen vepër tjetër diciplinore, konsiderohet se nuk është i dënuar.

Kryesi i kundërvajtjes diciplinore i cili është i dënuar me denim kohor mbi 6 muaj ose nëse në afat prej 3 viteve nga vuajtja e dënimit nuk kryen kundërvajtje tjetër, konsiderohet se nuk është i dënuar.

Neni 22

Regjistrimin e dënimeve e udhëheq organi diciplinor. Vendimet e plotëfuqishme mbi dënimin për përjashtim nga FPRRD, ndërsa për udhëheqës dhe vendimet mbi dënimet kohore mbi 6 muaj i dërgohen edhe Federatës.

VËRTETIMI I DËNIMIT TË SHQIPTUAR NGA ANA E SHOQATËS

Neni 23

Vendimi mbi dënimin të cilën e shqipton shoqata, vepron vetëm në suaza të shoqatës.
Mirëpo nëse organi kompetent diciplinor i udhëheqësisë së FPRRD e vërteton këtë dënim të shqiptuar, atëher ai vepron si çdo dënim tjetër diciplinor të FPRRD.
Organi kompetent diciplinor nuk mund të vërtetoj dënimin që e ka shqiptuar shoqata pas përfundimit të garave të fundit të vitit garuaes. Afati për dorëzimin e vendimit të FPRRD-së është 8 ditë nëse FPRRD-së e vërteton dënimin ai vepron si çdo veprim tjetër i organit kompetent diciplinor.

PËRGJEGJËSIA E SHOQATAVE PËR PUNËN E FUNKSIONEVE

Neni 24

Për të gjitha kundërvajtjet që i kryen antarët e organeve të shoqatave dhe udhëheqësit e tyre, përgjegjësin mund ta bartin edhe vetë Shoqatat.

Cenimi i dispozitave dhe sjelljes shoqërore sportive – të garuesve, kultivuesve të pëllumbave

Neni 25

Për çdo kundërvajtje e cila shprehimisht nuk është paraparë me këtë rregulore, dhe e cila
parqet cenimin e Statutit dhe rregulloreve të Federatës , ose tejkalon
suazat e zakonshme të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore dhe e cila me
karakteristikat e veta i ngjan njëres prej kundërvajtjeve së paraparë ne këtë rregullore, kryesi i
saj do të ndëshkohet me llojin e dënimit gjegjës të paraparë për raste të ngjashme.

ORGANIZIMI I DOBËT DHE TRAZIRAT NË TEREN

Neni 30

Shoqata e cila nuk i organizon garat në pajtim me dispozitat e proporcioneve dhe rregullores
së garave (nuk ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë), nuk cakton
kujdestarë apo ata i cakton në numër jo të mjaftueshëm, nuk njofton organet e sigurimit në
afatin e paraparë për sigurimin e garave do të dënohet:
me vërejtje
me qortim ose
me të holla

Neni 31

Garuesi i cili pa arsye nuk paraqitet dhe nuk fluturon pëllumbin ose pëllumbat në gara do të dënohet me të holla.

PARAQITJA E PARREGULLTA E GARAVE

Neni 32

Garuesi është parqitur në mënyr të pa rregullt nëse nuk është antarë në asnjë shoqatë:
për shoqatën në të cilën nuk është i regjistruar,
merr pjesë në gara me pëllumba të vjedhur,
për shoqatën e vetë para se të fitoj të drejtën për gara,
bënë manevrim me unaza etj.
Në ekipin e shoqatës tjetër në gara miqësore të karakterit humanitarë, pa lejen e organit kompetent, dënohet me të holla.
Pa kontrollimin e vleshëm mjeksor ose kur nga ana e mjekut dhe vëzhguesit të ndeshjes i ndalohet paraqitja në gara
Kur gjatë asaj dite është paraqitur edhe një her në gara tjera.
Kur dispozitat e rregullores mbi garat nuk ka të drejtë paraqitje.

Këtu është fjala kur kultivuesi ose garuesi i çdo shoqate që merr pjesë në këto gara apo
ekspozitë me pëllumb të vjedhur apo të zënë, do të ndëshkohet edhe shoqata e cila e
organizon këtë garë apo ekspozitë.

MOSPËRMBUSHJA E VENDIMEVE DHE URDHËRESAVE

Neni 33

Shoqata e cila nuk i përmbush vendimet dhe urdhëresat e udhëheqësisë së FPRRD do të dënohet:
dënim me të holla, ndërsa punëtori përgjegjës i FPRRD, me ndalesë të kryerjes së funksionit prej gjashtë muajve deri në një vitë.

Neni 34

Shoqata e cila në afatin e caktuar nuk paguan kontributin gjegjës, në emër të pjesëmarrjes në gara, regjistrimit të antarëve dhe shpenzimve të referëve dhe personave tjerë zyrtar, dënohet me të holla.

Neni 35

Shoqatat- garuesit apo udhëheqësit të cilët me sjelljet e tyre jashtë vendit, në gara ose ekspozita. i shkaktojnë dëme autoritetit të vendit tonë, dënohen:
me ndalesë paraqitje jashta vendit në kohëzgjatje deri në një vitë.
Ndërsa garuesi/ekspozuesi, udhëheqësi me ndalesë gare, respektivishtë ndalesë të kryerjes së detyrës në kohëzgjatje deri në një vit.

Neni 36

Shoqata e cila në përbërje të vetë merr antarin e shoqatës tjetër, shoqat e cila gjendet nën dënim apo suspendim, respektivishtë anëtarin i cili nuk ka fituar të drejtë gare do të dënohet me të holla, ndërsa garuesi me ndalesë deri në një vit.

Neni 37
Shoqata merr pjesë në gara apo ekspozitë i cili shkon jashta vendit apo pa leje paraqitet në emër të FPRRD do të dënohet në kuptim të dispozitave të kësaj rregullore.

kundërvajtjet e referëve, kontrollorëve dhe vëzhguesve

Neni 38

Referi, kontrollori dhe vëzhguesi i cili në kohën e caktuar pa arsye nuk vjen që ta zhvilloj ta kontrolloj, vëzhgoj garën ose nuk vjen në vendin ku zhvillohet gara dhe pa arsye nuk e kryen punën e paraparë, dënohet:
me ndalesë referimi, kontrollimi, vëzhgimi 3 – 6 muaj.
Në raste të rënda deri në 1 vit.
Në raste kur përsëritet mund të përjashtohet nga FPRRD.

Neni 39

Kryetari i komisionit të referëve i cili pa arsye ndërpren garën, ndikon në ndërprerjen apo nuk ndërpren garën të cilën është dashur ta ndërpriste, dënohet:
Me ndalesë referimi deri në një vit.

Neni 40

Kryetari, referi të cilit i anulohet gara për shkak të cenimit esencial të dispozitave dhe rregullave të garës do të dënohet:
ndalesë referimi 3-6 muaj.
Në raste të rënda deri në 1 vit.

Neni 41

Referi, kontrolluesi dhe vëzhguesi i cili sjellet në mënyr josportive gjatë kryesjes së punës dënohet me ndalesë të kryerjes së detyrës deri në 3 muaj.

Neni 42

Kryetari, kontrollori, referi i cili paraqet raportin jo të saktë mbi garën, dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 3-6 muaj dhe në raste të rënda deri në një vit.

Neni 43

Referi, kontrollori apo vëzhguesi i cili jepë deklaratë jo të saktë në mjetet publike të informimit, do të dënohet:
ndalesë ushtrimi të detyrës deri në 6 muaj dhe në raste të rënda deri në 1 vit.

Neni 44

Referi, kontrollori apo vëzhguesi i cili në vendin garues fyen ose ofendon shiquesit, udhëheqësit e shoqatave apo anëtarëve, dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 2-6 muaj.

Sulmi fizik i referëve ndaj kultivuesve të pëllumbave apo shiquesve, do të dënohet:
me ndalesë ushtrimi të detyrës prej 6 muajve deri në 1 vit.

Gjithashtu edhe tentativa është e dënueshme.

Neni 46

Referi i cili pengon zhvillimin e procedures diciplinore ndaj ti, qoftë me mospërgjigje në ftesën për marrje në pyetje, çoftë në mënyr tjetër, do të dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 6 mujave deri në 1 vit.

Neni 47

Referi i cili referon garën gjatë kohës kur është i suspenduar ose i dënuar, dënohet me ndalesë referimi prej 6 muajve deri në 1 vit.

Neni 48

Largimi i kontrollorit, referit apo vëzhguesit nga Federata pason nëse:
nuk i pranon dispozitat e statutit dhe akteve të tjera normative të FPRRD dhe organeve tjera të FPRRD.
gjatë kryerjes së detyrës merr dhurata të caktuara apo shuma të parave që nuk parashihen me dispozita ligjore.
nëse kryen vepër penale të vjedhjes, shpërdorimit apo plaqkitjes.
nëse për arsye interesi kontrollon, referon apo vëzhgon në mënyr të një anëshme apo nxitë tjetrin për një gjë të ngjashme.
nëse është konsumues kronik i alkoholit.
nëse në vazhdimësi kryen kundërvajtje për të cilat shqiptohen dënime kohore prej 6 e më shumë muajsh.

PROCEDURA

ORGANET DICIPLINORE

Neni 49

Procedurën e fillojnë dhe dënimet i shqiptojnë organet diciplinore të FPRRD-së, shoqatave komunale apo regjionale.
Llojet e caktuara të kundërvajtjeve dhe dënime deri në lartësi të caktuar, udhëheqvsitë e shoqatave me vendim të posaçëm mund të caktojnë se për cilat lloje të kundërvajtjeve dhe deri në cilën shkallë të dënimit, në vend të organit kolektiv, do të vendos organi indiviadual diciplinor.

PËRBËRJA E ORGANIT DICIPLINOR

Neni 50

Organet diciplinore përbëhen prej 3 deri në 7 antarë, nëse me dispozita të veqanta nuk është e rregulluar ndryshe.

VENDOSJA

Organet diciplinore për të marrë vendime meritore, në seancat e tyre duhet për të qenë shumica e anëtarëve.
Organet diciplinore mbajnë seanca të rregullta në ditë të caktuara të javës.
Antari i organit diciplinor i cili ka marrë pjesë në vendosje në shkallë të parë, nuk mund të vendos për të njejtën lëndë në shkallën e dytë.
Anëtari i organit diciplinor, nuk mund të merrë pjesë në lëndët që kan të bëjnë me anëtarët e shoqatës që ai i përketë.
Procedura është publike, përveq te vendosja mbi dënimin.

HAPJA E PROCEDURËS

Neni 51

Procedura diciplinore mund të inicohet:
me raportin e vëzhguesit,
fletëparaqitja e shoqatës,
fletëparaqitja e referit,
fletëparaqitja e udhëheqësit të shoqatave,
fletëparaqitja e anëtarit të komisionit diciplinor dhe
sipas detyrës zyrtare (apo në bazë të inqizimit në TV).

Neni 52

FLETËPARQITJA I USHTROHET ORGANIT DICIPLINOR I CILI VENDOSË MBI HAPJEN E PROCEDURËS.

Neni 53

Para se ta hapet procedura nga organi diciplinor duhet të vërtetohet në mënyr paraprake se a është kompetent të shqyrtoj dhe vendosë për këtë lëndë.
Nëse organi diciplinor nuk është kompetent, lënda i dorëzohet organit kompetent.

Neni 54

Konfliktin e kompetencës së organit diciplinor e zgjedhë organi i parë më i lartë diciplinor dhe atë në mënyr të përbashkët.

RRJEDHA E PROCEDURËS

Pas vërtetimit të kompetencës, organi diciplinor i fton në pyetje kryesit e kundërvajtjes që të mund të vendosë për hapjen e procedurës diciplinore dhe për të nxjerrë vendim formal.
Nëse kryesi i kundërvajtjes nuk jeton në vendin e selisë së organit diciplinor, marrja në pyetje
do të bëhet përmes lutjes me ndihmën e FPRRD apo përmes shoqatës në atë vend.
Nëse është fjala për garuesin e përjashtuar, ky është i obliguar që ti paraqitet vëzhguesit për
marrje në pyetje me të përfunduar gara.
Nëse këtë për shkaqe të ndryshme nuk e bënë, shoqata është e obliguar që garuesin ta marr në
pyetje dhe deklaratën e tij në afat prej 48 orëve ti dorëzoi organit kompetent diciplinor.
Nëse këtë nuk e bënë, konsiderohet se është marrë në pyetje dhe organi diciplinor kompetent
do të vendosë për kundërvajtje se a do ta inicon procedurën apo jo.

Neni 55

Procedura diciplinore duhet të jetë e shpejtë dhe ekonomike.
Procedura e shkallës së parë duhet të përfundoj më së largu Brenda 6 muajve, duke llogaritur nga dita e ushtrimit të fletëparaqitjes.
Nëse në këtë afat nuk ka përfunduar procedura, konsiderohet se fletëparaqitja është refuzuar, ndërsa ushtruesi i fletëparaqitjes ka të drejtë ankese organit të shkallës së dytë.

Neni 56

Para fillimit të procedurës diciplinore kundër anëtarëve të organeve udhëheqëse të shoqatës dhe udhëheqësve të FPRRD-së apo udhëheqësve përgjegjës me autorizime publike, duhet të ndëgjohet kryetari ose zëvendësi i tij i autorizuar i organit udhëheqës të shoqatës.

Neni 57

Në procedurën diciplinore marrja në pyetje e kryesve të kundërvajtjeve, dëshmitarëve dhe mbledhja e fakteve tjera provuese, kryhet nga ana e anëtarve të caktuar të organit diciplinor dhe nga organet të cilat luten për ndihmën e tillë.
Kryesi i kundërvajtjes ka të drejtë të kërkoj që të ftohet në shpenzime personale në senancën e organit diciplinor për sqarime në detaje, respektivisht për tu dëgjuar, marrë në pyetje.

Neni 58

Në raste të komplikuara, organi diciplinor mund të kërkoj ndihmë nga jashtë në mënyr që vendimi të jetë sa më objektiv dhe i drejtë.

Neni 59

Suspendimi i menjëhershëm paraqitet kur garuesi përjashtohet nga gara për veprimet e tija në mospajtim me rregulloren e garave publike përveq të garave ndërkombëtare të cilat zhvillohen në kuadër të organizatave ndërkomëtare.
Për këto përjashtime vlejnë rregullat e këtyre organizatave.
Suspendimi I menjëhershëm parqitet me përjashtimin e garuesit në takime miqësore pushon menjëher në ditën kur garuesit e përjashtuar nga gara i jepë deklaratën organit diciplinor dhe hapet proceduar diciplinore ndaj tij sipas disa tipareve të kësaj rregullore.
Suspendimi i menjëhershëm zgjatë një muaj, kurse në raste të posaqme edhe për dy muaj me vendim të organit diciplinor, nëse rasti është i komplikuar dhe nuk ka qen e mundur që të mirret në pyetje në kohë dhe përveq kësaj egzistojnë kushte për denim më të rëndë.
Organi diciplinor mund të sjellë vendim mbi heqjen e suspendimit të menjëhershëm nëse konstaton se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Garuesi i cili është në vuajtje të sanksionit në shtëpin edukative-përmirësuese, shtëpin ndëshkimore – korrektuese, është nën suspendim të menjëhershëm gjatë gjithë kohës sa zgjatë vuajtja e dënimit.

Neni 60

Nëse shoqata/anëtari, udhëheqësi profesional apo teknik në kohën e caktuar pas ftesës së organit kompetent nuk paguan dënimin e caktuar në të holla/para ose obligimin ndaj shoqatës apo forumit tjetër të shkaktuar në mardhëniet sportive, do të suspendohet në bazë të vendimit të organit diciplinor dhe kundër tij do të zhvillohet proceduar diciplinore.
Suspendimi fillon të rrjedhë nga dita e fundit e afatit të dhënë për pagesën e dënimit me të holla apo obligimit, ndërsa hiqet me vendimin e organit diciplinor si arsye se ka pushuar arësya për suspendim apo ka paguar apo e ka kryer obligimin e tij.

Neni 61

Suspendimi i shqiptuar për shkak të mosardhjes në pyetje, pushon në ditën kur i ftuari i paraqitet organve diciplinore për në pyetje.
Nëse kryesi i kundërvajtjes edhe pas ftesës së dytë nuk i paraqitet organit diciplinor për marrje në pyetje dhe nga kjo ftesë kalon afati i paraparë, do ti shqiptohet dënimi në bazë të provave të disponuara.

VENDIMET E ORGANVE DICIPLINORE

Neni 62

Shqiptimi i çdo vendimi mbi dënim duhet të shpallet permes informatës zyrtare, duke shënuar saktësishtë se prej kur fillon të rrjedhë dënimi.
Në vendimin e organit diciplinor duhet të shkruahet përshkrimi i kundërvajtjes, lloji i kundërvajtjes, dënimi, arsyetimi dhe udhëzimi mbi mjetet juridike.

Neni 63

Organi kompetent diciplinor është i obliguar që për çdo shqiptim të dënimit të njoftoi me shkrim (letër apo e-mail), shoqatën, garuesin apo kultivuesin e dënuar dhe atë më së largu në afat prej 48 orëve nga dita e shqiptimit të dënimit.
Vendimi mbi denim duhet ti komunikohet shoqatës.
Ankesa kundër vendimit mbi dënim nuk e stopon (ndalon), zbatimin e ekzekutimit të vendimit mbi ndalesën e garave, ushtrimit të detyrës në FPRRD.

Neni 68

Duke vendosur mbi ankesën, organi diciplinor in shkallës së dytë mund që vendimin e organit diciplinor të shkallës së pare ta:
vërteton
anulon dhe
ndryshon

organi i shkallës së dytë do ta vërtetoj vendimin e organit diciplinor të shkallës së pare, kur konstaton se organi i shkallës së pare ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike mbi kundërvajtje diciplinore.
Organi diciplinor i shkallës së dytë do ta anuloi vendimin e shkallës së pare nëse nuk jan respektuar proceduart e rregullta dhe kur jan shkelur rregulloret e FPRRD .
Organi diciplinor i shkallës së dytë do ta ndryshoi vendimin e shkallës së pare, nëse konstaton se është i nevojshëm plotësimi i këti vendimi.

PËRSËRITJA E PROCEDURES

Neni 69

Deri te përsëritja e procedurës mund tv vjen:
nëse vërtetohet se vendimi i plotëfuqishëm është bazuar në dokumentet/ fakte të rrejshme,
nëse egzistojnë fakte dhe prova të reja të cilat do të ishin të rëndësishme në marrjen e vendimit.

Neni 70

Propozimi për përsëritjen e procedures i paraqitet:
Bordit të FPRRD-së si organ qendror, shoqateve komunale, përmes organit i cili e ka marrë vendimin, nëse është fjala për vednimet e organit të kryesisë së FPK-së apo shoqatave komunale.
Bordit të FPRRD-së, përmes organit i cili ka marrë një vendim të tillë, nëse është fjala për vendimet e FPRRD-së

Propozimi për përsëritjen e procedures mun të ushtrohet në afat prej 6 muajve nga dita e pranimit të vendimit të plotëfuqishëm.

Neni 72

Bordi i FPRRD-së nëse aprovon propozimin për përsëritjen e procedures vet mund të zbatoi procedure të re ose lëndën tia dorzoi organit diciplinor i cili ka vendosur në shkallë të pare, për ta shqyrtuar dhe vendosur edhe një here atë qështje.
Propozimi për përsëritjen e procedures nuk e ndalon vendimin mbi ekzekutimin e dënimit.

ZBUTJA E JASHTËZAKONSHME E DËNIMT

Neni 73

Kur ekzistojnë prova të ndryshme se dënimi i shqiptuar e ka realizuar qëllimin e vetë edukativ dhe sportive-etik ose kur janë parqitur rrethana të reja të shkaktuara pas plotëfuqisgmërisë së vendimit ose rrethana të cilat kan egzistuara gjatë shqiptimit të dënimit, por për arsye të cilat organi diciplinor nuk ka pasur njohuri si dhe rrethana të tjera të cilat sipas natyrës së tyre do të ndikonin në vendimarrje.
Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, dorëzohet më së voni 15 ditë para mbajtjes së séances.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 74

Bordi i FPRRD-së është i autorizuar që të jepë udhëzime për zbatimin e kësaj rregullore.

Neni 75

Rregullorja hynë në fuqi në ditën e aprovimit nga ana e Bordit të FPRRD-së përkatësisht nga data:__Shkurt 2014.

Kryetari i FPRRD-së

_______________

Salih Nishori