Memoriali “Isuf Nebiu”

Memoriali tradicional ” Isuf Nebiu” 2022

Memoriali tradicional “Isuf Nebiu” nga viti 2021 organizohet nga Federata e Pëllumbave Rrotullues / Dynek FPRR/D, për nderë të njërit nga themeluesit të Federatës dhe legjendës së këtij sporti të ndjerit Isuf Nebiu. Kjo është garë tradicionale ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë pëllumbajtësit nga mbarë territori i Kosovës dhe Diaspora të cilët kultivojnë pëllumbat rrotullues (dynek). Kjo garë fillon nga data 01 Shtator deri më 7 Shtator. Paraqitjen për gara çdo i interesuar e bën 1 ditë më herët në shoqatën ku vepron dhe pastaj shoqata respektive e lajmëron komisionarin e garave, shorti tërhiqet me 31 Gusht ku çdo qyteti i caktohet dita e garimit, secili qytet e ka nga 1 ditë (datë) për garim. Garat fillojn varësisht se cila është më afër me datë 01 Shtator:
në ditën e Mërkure, të Shtunë dhe të Dielë

Keni kujdes sepse në bazë të rregullores së garave:
18.8 Pëllumbat të cilët kanë garuar dhe janë të evidentuar në ditarin e garave të Kosovës nuk kanë të drejt pjesëmarrje në emër të tjetërkujt në memoriale apo gara të qyteteve të tjera dhe anasjelltas për at vitë garues.