Pëllumbat Rrotullues / Dynek

   

klikoni këtu për ta shikuar videon mbi pëllumbat rrotullues

pëllumbi rrotullues (dyneku) i Kosovës

Në trajtën popullore i njohur me emrin Dyneku i Kosovës prezenton racën më të avansuar të rrotulluesve në botë.
Ka një sjellje specifik rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegant e cila nga poshtë të jep pamjen e një pjatë rrotulluese (rrethore) me një vrime në mes. Ka shumë mendime dhe ekzistojn teza të ndryshme se nga ka ardhur ky pëllumb fantastik, por deri sa ti bëhet ADN nuk është e sigurt asgjë. Në përgjithësi është mjaft e vështirë të përcaktohet gjeneza e racave të pellumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe variante të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndesishme për ne se kjo racë ekziston në Kosovë para shumë viteve dhe është e regjistruar në standardin e Evropes në Maj të vitit 2025, pikërisht në racën e pëllumbave akrobatik .
Prezantimi është bërë me emrin Pëllumbi Rrotullues Akrobatik i Kosovës.
Pa marë parasysh se çfarë lloji dhe varianti është përdorur, kultivuesit e Kosovës kanë arritur të sjellin në dritë një elegancë pëllumbore me një bukuri të veçantë dhe fluturim karakteristik i cili dallon nga të gjithë llojet e akrobatikëve në botë. Aftësia e akrobatikut të Kosovës – dynekut të Kosovës është e paparashikueshme për shumë kultivues të pëllumbave.
Rrotullimi vlerësohet sipas shpejtësisë dhe gjatësisë së cirkulit cilindror. Kanë një fluturim të shpejtë deri sa të ngrihen në horizontin prej 150 deri në 500 metra dhe pastaj e stabilizojnë fluturimin duke bërë luhatje të herë pas herëshme trupore me krahë të gjatë dhe elegantë.
Kjo është vështirë të spjegohet me fjalë, kjo duhet të përjetohet.
Bën gjithashtu luhatje sikur pret sinjalin nga poshtë për të filluar manovrat akrobatike.
Gjithashtu është me rëndësi dhe gjetja e këndit të përshtatshëm për rrotullim dhe për fillimin e rrotullimit. Pas sinjalit nga kultivuesi, akrobatiku i Kosovës – dyneku fillon rrotullimin dhe gjithmonë vjen duke e ngushtuar rrethin rrotullues rreth boshtit trupor me krahë gjysëm të hapur. Rrotullimi është i shpejtë dhe mund të fillojë si nga ana e djathtë ashtu edhe nga ana e majtë. Akrobatiku i Kosovës – dyneku, i cili ka mundësi të bëjë akrobaci në të dy anët, është kualitet shumë i lartë i kësaj race. Të gjitha pjesët e trupit duhet të shkojnë në harmoni me figurën e rrotullimit dhe duhet të jenë të pandara nga rrotullimi, dyneku bën rrotullime si i tërë.
AKROBATIKU RROTULLUES – Dyneku zotëron disa variante të akrobacive: rrotullimi pjatë ose rrethi unazorë, rrotullimi spirale dhe lëshimi fletë (gjethor). Rrotullimet mund të shpjegohen në shumë kuptime, si:
Akrobaci që është fjala për akrobacinë e pëllumbave e cila vjen nga fjala akrobat dhe që në rastin tonë nënkupton një pëllumb të aftë, i cili kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara që kërkojnë shkathtësi speciale dhe forcë akrobatike. Veprimi shoqërohet sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet: rrotullim i shpejtë, rrotullimi i trupit (i qafës), rrotullimi i trupit rreth boshtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.
Rrotullim i plotë – për një rrotullim të plotë, gjysmë rrotullimi – për një rrotullim të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësinë e rrotullimeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhet edhe shprehja; Rrotullimthi- duke i ardhur përqark, rrotull. Vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jetë si cilindër, valë apo rul.

Rrotullues – që fluturon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese.

Rrotullimi mund të shpjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese e cila dirigjohet nga bishti. Bishti është elementi kryesor i akrobacive, ku lëshuesit e kontrolluar nga poshtë manevrojnë deri në tokë.

Rrotullimi mund të shpjegohet edhe si dicka që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin – Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: – shpjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të shpjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli, rrotullohet.

Fluturimi duhet të bëhet në një grup prej 3 apo 5 pëllumbave. Në Kosovë fluturimi së bashku është tradicional për gjyliat kosovare të cilat hyjnë në grupin e pëllumbave të familjes (Mövchen) dhe bien si një vijë lapsi drejt tokës po sa të shohin ndonjë lëvizje të pëllumbave më poshtë. Manevrimi me pëllumbat rrotullues bëhet më së shumti duke përdorur gjylien e Kosovës si një përcjellës të mirë dhe që shërben për ta ngritur dynekun sa më shpejt në lartësinë e duhur.

AKROBATIKU RROTULLUES ( dyneku) gjatë fluturimit duhet të jetë i njohur me disa kushte:

1. Me shtëpizën e pëllumbave

2. Me kultivuesin e tyre

3. Me oborrin rreth kafesit të tyre.

Nëse këto rrethana i njeh mirë të gjitha, ai mund të ndihet i lirë për manevrim.

Kjo nënkupton se AKROBATIKU RROTULLUES – dyneku e njeh mirë kultivuesin e tij dhe kështu që ka dëshirë të rrijë bernda apo të shëtitë rreth oborrit të qymezit. Më së tepërmi përshtaten në qymeze të larta dhe me derë të gjerë ku munden të pushojnë pas manervrimeve fluturuese.

Pëllumbat të cilët bëjnë pjesë në grupin e Lëshuesve të kontrolluar janë:

1. AKROBATIKU I Kosovës

2. Dyneku i Turqisë

3. Dyneku i Maqedonisë

4. Dollapçiu i Turqisë

5. Kelebeku i Turqisë

6. Ëuta nga Greqia

7. Adana Ëamen nga Turqia dhe Siria, si dhe

8. Gjylja e Kosovës

Të gjitha këto lloje të pëllumbave është shumë lehtë të manevrohen dhe gjithashtu edhe dresimi i tyre është i lehtë.

Standardi i Racës Autoktone të Pëllumbit Rrotullues Akrobatik të Kosovës

Origjina:

 Në Republikën e Kosovës veçohet pellumbi rrotullues akrobatik i Kosoves, i cili  është racë e vjetër e mbarështuar në qytetet si  Prishtine,Vushtrri,Mitrovice,Prizren,Ferizaj, Gjilan.
Performancat dhe akrobacionet në ajër e kësaj race pëllumbi u arrtitën përmes seleksionimit të mbarështuesve të Kosovës e veqanarishtë nga ata të qytetit të Prishtinës.

 Përshtypjet e pergjithëshme:

Në shumicën e kohës akrobatiku i Kosovës është aktiv në këndim, me një pamje elegante dhe ndjet krenar. Karakteristikat e fluturimit për të arrit pikën e lartë në qiell ku përmes akrobacioneve do të performoj vehten e tijë, e bëjnë shumë të veqantë si racë e pëllumbit

  1. Sqepi:

I gjatë me trashësi mesatare dhe i lakuar në  maje. Ngjyra e sqepit ju pershtatet  variateteve të ngjyrave që posedon pëllumbi.

  1. Koka:

Është në formë harkore e lëmuar dhe e shtypur ne pjesen e syve dhe balli është në një lartësi mesatare.

Ballin e ka ne lartesi mesatare. Dhe sqepi me nje kënd pak të kthyer dhe në një perputhje me vijen e syve.

  1. Balli:

Është i gjerë, krijon një lidhje proporcionale me hundën dhe sqepin.

  1. Trupi:

Është elegant me qafë mesatare e nxjerrur nga gjoksi i gjerë dhe ka këmbë në gjatësi mesatare. Gjithashtu në përgjithësi ka një trup me gjatësi mesatare

  1. Sytë:

I kane te bardhe me pike te zezë në mes,lejohet të ketë edhe sy të zi, por  shumë herë ky pellumb haset me sy dyngjyrësh psh.njerin sy e ka te bardhe,ndersa tjetrin e ka të errët apo kafe.

  1. Këmbët:

Kane gjatesi mesatare nga 6 cm -7 cm disa ekzemplar nuk kane pupla,por te disa mundë të kenë dhe është e lejuar të kene pupla shumë të vogla në pjesën e brendshme të këmbes.

  1. Gjoksi:

duhet të jetë mesatarë i ngrehur pak para dhe është në harmoni me krahët,koken dhe bishtin.

  1. Krahët:

Jane te gjate dhe të palosur mirë për trupi  dhe gjithë herë duhet të jenë mbi bisht.

  1. Bishti:

Eshte i gjerë, dhe më i gjatë se krahët dhe numëron 14 deri ne 18  penda.

  1. Varietetet:

Raca e pellumbit të Kosoves i pranon të gjitha nuancat e ngjyrave nga ajo e bardha deri tek e zeza. Kemi  pëllumba me ngjyrë të kuqe dhe shume ngjyrësh.

Defektet serioze:

Subjekti i dobët ose i vrazhdë ,pëllumbi shum i gjatë apo shum i shkurtë me trup,krahët ulur nën bisht,kreshtë në kokë,bishtin e ngushtë,sytë e kuq ose të verdhë,sqepin të shkurtë ose shum të gjatë.

Gjykimi:

Pamja e përgjithshme,forma dhe madhsi, koka,sqepi,sytë, ngjyra e dizajnit dhe shenjat.

Unaza: 7 mm